Në Australi është zbuluar gjurma më e madhe e dinozaurit në botë. Gjurma 1.75 metra është gjetur në jug të Cable Beach, në gadishullin e Dampier.
Sipas grupit që e zbuloi, nga University of Queensland dhe James Cook University, gjurma i përket një sauropoda, i lartë 5.4 metra dhe që ka jetuar 140 milion vjet më parë, një e dhënë e cila e bën atë gjetjen më të vjetër në Australi.
Kjo gjurmë e dinozaurit 1.75 metra ka thyer rekordin e 1.6 metrave, që mbahej me një gjurmë të gjetur në korrik të 2016 në Mongoli, në shkretëtirën e Gobi, nga shkencëtarët e Okayama University of Science.