Deputeti i PD, Ervin Salianji ka thënë që pavarësisht se Prokuroria ka sekuestruar materialin e audio-përgjimit për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që sipas PD shfaqet duke bërë pazare droge me bashkëpunëtorin e tij, asgjë nuk ka ndryshuar.
I fruar në rubrikë “opinion” në News 24, Salianji tha se pas këtij audio-përgjimi duhet të ishte arrestuar Agron Xhafaj.
I pyetur se kur janë bërë këto përgjime dhe si u sigurua, deputeti i PD tha se materiali është sjellë nga autoritete të caktuara duke mos e specifikuar institucionin. Sipas tij është fakt që Agron Xhafaj është i përfshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali dhe se mbrohet nga vëllai Fatmir Xhafaj.