Policia greke ka arrestuar sot 3 shetas shqiptarë në Athinë, pasi kanë sulmuar me thikë një çift, në banesën e tyre. Sipas mediave greke, qëllimi ishte grabitja e ngelur në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, në banesën e çiftit, në rrugën “Apostolou Filipapou”. Shqiptarët i kanë kërkuar çiftit para dhe sendet e tyre me vlerë, por ka pasur rezistencë. Pasi kanë kuptuar se nuk po ja dilnin, të rinjtë janë larguar me ngut. Çifti ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila brenda pak orëve ka arrestuar 3 nga 4 të rinjtë.
Policia bën me dije se 3 të arrestuarit u përkasin moshave: 18, 19 dhe 20 vjeç.