Atentati tek “Don Bosko”, Ahmetsulaj: S’kam lidhje, vetëm Kevinin njoh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati tek “Don Bosko”, Ahmetsulaj: S’kam lidhje, vetëm Kevinin njoh

17:21 | 25/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Roland Ahmetsulaj ka mohuar kategorikisht përfshirjen në atentatin e “Don Boskos” në janar të 2022, ku mbeti i vrarë Erion Çela. Në rrëfimin që ka bërë gjatë marrjes në pyetje të oficerëve të Policisë, Ahmetsulaj ka pranuar njohjen me Kevin Zenelin, por asgjë tjetër. Sipas tij, ai nuk ka gisht në atentatin e kryer ku një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën, por Policia e akuzon se ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e personave që ishin objektiv i atentatit. Megjithatë, Ahmetsulaj ka pranuar se e njeh personalisht Kevin Zenelin (i njohur gjithashtu si Kevin Suçi), i riu, i cili dyshohet se ka marrë porosi nga Kasandër Noga për të organizuar vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, Policia ka të dhënat e tabulateve dhe qelizave telefonike që Ahmetsulajt pranë vendit të ngjarjes. Madje edhe ka komunikuar me Kevin Zenelin para se të ndodhte ngjarja. Megjithatë, ngjarja nuk është zbardhur e plotë, pasi Kevin Suçi ende nuk është kapur, e po ashtu nuk janë identifikuar as dy personat e tjerë që bashkëpunuan me të për të kryer vrasjen.

Si ndodhi atentati?

Read more

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

Atentati i “Don Boskos”, më 4 Janar 2022, la pas 1 të vrarë dhe 4 të plagosur. Nga plumbat humbi jetën Erion Çela, si dhe u plagosën katër persona të tjerë: Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Kasandër Noga, i cili aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), i cili është ende në kërkim, kanë zhvilluar takime dhe biseda për të hequr qafe armikun e tij. Shënjestra ishte Geron Hasanbelliu dhe dy nipërit e tij. Kevin Suçi, kishte paratë dhe urdhërin për të vrarë, ndaj edhe kontraktoi dy vrasës me pagesë.

Fillimisht, vrasja është marrë përsipër nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, por pas disa kohësh ata janë tërhequr nga frika, ndaj edhe Kasandër Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë, të paidentifikuar deri tani, për të çuar deri në fund “misionin”. Kështu, më datë 4 janar të vitit 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të paindentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Hasanbellin, por ngatërruan objektiv, dhe si pasojë e të shtënave u vra Erion Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. 2 vite pas vrasjes, i vetmi që ka përfunduar në qeli është Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit-blerje automjetesh.

The post Atentati tek “Don Bosko”, Ahmetsulaj: S’kam lidhje, vetëm Kevinin njoh appeared first on 27.

Të Lidhura

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

nga 27
12:00 | 11/05/2026
0

Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë, me kuqezinjtë...

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

nga 27
11:44 | 11/05/2026
0

Në një takim me negociatorët për Kapitullin 5 të anëtarësimit në BE, që mbulon prokurimet publike, Kryeministri Edi Rama ka...

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

nga 27
11:34 | 11/05/2026
0

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, e...

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

nga 27
11:10 | 11/05/2026
0

Mëngjesin e 6 janarit, uji vërshoi në shtëpinë e Indrit Bibës në Porto Romano duke shkatërruar pothuajse gjithçka. Frigoriferi, lavatriçja...

Para
‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën –

‘I mori punën Ledjonës’/ Mikela Pupa tregon të vërtetën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

12:00 | 11/05/2026
Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

11:44 | 11/05/2026
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

11:34 | 11/05/2026
Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

11:10 | 11/05/2026
Ushtar i Suel Çelës dhe bashkëpunëtor i krimit” –

E paditi për shpifje, Taulant Balla nuk paraqitet në gjyqin kundër Sali Berishës –

11:04 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –
  • Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –
  • Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –
  • Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –
  • E paditi për shpifje, Taulant Balla nuk paraqitet në gjyqin kundër Sali Berishës –
  • Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –
  • Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com