Pas atentatit që tronditi botën, ku një person qëlloi me armë zjarri ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe zbulohet identiteti i personit që fshihet pas atentatit. Sipas burimeve pranë policisë, rrjeti televiziv NHK raporton se autori qëlloi ish-kryeministrin, pasi ishte i pakënaqur nga politikat e tij.
Nuk është ende e qartë se pse autori i cili u identifikua nga policia si Tetsuya Yamagami , banues i përhershëm në Nara ishte i pakënaqur nga ish-kryeministri japonez.
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u qëllua ndërsa po mbante një fjalim elektoral në qytetin e Nara. Sipas mediave vendase kryeministrit japonez Fumio Kishida , Abe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithashtu, mësohet se autori i cili u arrestua menjëherë, është ish-pjesëtar i marinës japoneze.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....