Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Brahimllari: Qytetarët ndihen të pasigurt

Lexo edhe

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Brahimllari ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit Arian Ndoja.

Brahimllari shprehet se ngjarja në fjalë dhe të tjera si kjo, rrisin pasigurinë e qytetarëve, të cilët ndihen çdo ditë e më të frikësuar. Ai thekson se ndërsa qytetarët ndihen të pasigurt, kryeministri dhe qeveria vazhdojnë të bashkëpunojnë me krimin dhe oligarkinë.

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Siguria publike në mëshirë të fatit.

Qytetarët po përballen çdo ditë e më shumë me ngjarje të rënda dhe nuk ka asnjë reagim apo plane masash nga kjo qeveri.

Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij janë në shërbim të oligarkise dhe krimit të organizuar.

Ministria e Brendshme me Sandër Lleshin ministër është kthyer në institut statistikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramët e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër.

Qytetarët janë të pambrojtur nga instuticionet e sigurisë, që për fatin tonë të keq vetëm numërojnë viktimat dhe nuk bëjnë asnjë gjë tjetër.

Në këtë situatë të rëndë për vendin zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të kthyer rendin dhe sigurine publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Për të forcuar instuticionet dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek një shtet që mbron interesat e tyre.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.