Një sulm me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit shtetasi ku shtetasi Ilmir Hajdari është qëlluar mbi tetë herë, 3 plumba në gjoks, por fatmirësisht ka mundur të mbijetojë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
42 vjeçari njihet dhe me nofkën Mir Vetulla. Autori i sulmit ka qenë i maskuar dhe pas të shtënave është larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira.
Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Gjithashtu janë shoqëruar disa persona në polici, të cilët mendohen se kanë lidhje me atentatin.