Ata zgjodhën mirëkuptimin, jo admirimin tim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ata zgjodhën mirëkuptimin, jo admirimin tim

12:27 | 13/10/2017
në Opinion
0

Nga Gjergj Meta 

Barometri ballkanik, që dje u shpërnda nëpër mediat online, nxori në pah diçka dramatike: dëshira e 50% e shqiptarëve është për me ikë nga këtu. Kjo shifër, përveçse alarmante, është edhe e frikshme e ngjall disa pyetje të pashmangshme: Përse 50% e shqiptarëve duan të ikin? (Ky 50% është i atyre që janë këtu, pa llogaritur ata që tashmë kanë ikur e që sigurisht kapin shifrën 1 milion.

Pra, duke i shtuar edhe 50% e atyre që janë këtu del se më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk duan të rrinë në Shqipëri). Po kush janë ata që duan të rrinë këtu apo që u pëlqen të rrinë këtu? Çfarë lidhjeje kanë deklaratat e fundit, apo statistikat mbi rritjen e kriminalitetit dhe informalitetit në vend, me këtë dëshirë eksodi? A është vetëm ekonomia shkaku i parë dhe i vetëm i kësaj dëshire ikjeje? Më pëlqen të bëj një analogji me fshatrat e veriut. Shumë fshatra në veri, por mendoj edhe në jug, janë zbrazur me rreth 60-70% të popullsisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Aty kanë mbetur vetëm ata që nuk kanë mundësi të ikin, pasi janë shumë të varfër, ose që kanë ndonjë biznes apo ndonjë të ardhur nga puna e shtetit ose nga fëmijët jashtë (për të mos folur për ata që merren me trafiqe, kultivim lëndësh narkotike apo rrjepje të fondeve të përbashkëta). Këto familje kanë ikur drejt Tiranës, Durrësit, Lezhës e Shkodrës. Kjo analogji vlen për shqiptarët që ua mësyjnë vendeve perëndimore sapo të munden dhe duket se nuk ikin vetëm ata që nuk kanë mundësi ekonomike, por edhe të tjerë.

Ekonomia është patjetër një shkak që shtyn shumë njerëz të ikin nga ky vend. Ka shumë varfëri fatkeqësisht kudo, në fshatra e në qytete. Nga kjo pikëpamje nuk ka ndryshuar shumë në mjaft familje përgjatë gjithë këtyre viteve: disa (dhe janë pak) janë pasuruar shumë, shumë e një pjesë tjetër (dhe janë shumë) janë varfëruar në maksimum. Por le të kthehemi te 50% që duan të ikin. Një pjesë e këtij 50% nuk janë edhe aq keq ekonomikisht.

Shumë nga ata që hedhin lotarinë amerikane janë të diplomuar, njerëz me një karrierë në jetën e tyre, punonjës të administratës, deri edhe diplomatë e politikanë, që nuk janë kthyer më në vend e kjo nuk u shkakton fare keqardhje. Nuk është vetëm ekonomia shkaku i kësaj hemorragjie njerëzore. Do të ishte shumë naiv një përfundim i tillë. Lidhur fort me ekonominë është edhe mungesa e hapësirave jetësore, e infrastrukturës materiale dhe shpirtërore, mundësia për të pasur një jetë alternative që gërsheton punën me argëtimin, kulturën, shëtitjen, kërkimin shkencor, ndërlidhjen familjare.

Është sidomos mungesa e mundësisë për t’u shprehur e ndërsa shprehesh të dëgjohesh menjëherë. Po ashtu është mungesa e një sistemi për të qenë shëndetë- sor dhe arsimor. Po t’i pyesësh pjesën më të madhe të nxënësve, me qejf duan të studiojnë jashtë shtetit. Ata nuk e dinë kush janë profesorët shqiptarë, nuk i njohin e megjithatë janë plot me paragjykime për ta dhe për cilësinë e shkollave tona.

Asnjë ministër e askush nuk ua mbush mendjen atyre se këta nxënës, me studimet e tyre, mund të kenë një të ardhme këtu. Dhe ja ku arrijmë te pika më kulmore, sipas meje, e kësaj rrjedhjeje njerëzish: mungesa e një horizonti për të ardhmen që do të thotë mungesa e shpresës. Në Shqipëri mungon shpresa ose më mirë ajo vritet dita-ditës nga shumë faktorë. Një ndër fjalitë e Barometrit ballkanik ishte edhe fakti se shqiptarët nuk kanë besim te klasa politike.

Po ky është vetëm një aspekt. Shqiptarët nuk kanë besim se mund të ketë një të ardhme dhe se vetë ata mund ta ndërtojnë këtë. Në shumë vite, 50 vjet në diktaturë e 27 vjet në demokraci është vrarë zëri i shpresës te shumë njerëz. Jeta kalon shumë shpejt. Shumë njerëz thonë: jetojmë për fëmijët. Të rrëqethet mishi kur dëgjon një dyzetvjeçar që thotë: “Unë nuk kam hall për vete, por dua të garantoj fëmijët”. Kjo do të thotë të mos jetosh jetën tënde aspak. Por ikja nuk është vetëm nevoja e një sistemimi të jashtëm, është edhe nevojë e gjetjes së një rrugëdaljeje të brendshme.

Është një lloj falimentimi i shoqërisë, por edhe i individit që shfryhet në këtë mënyrë. Ikja, përveçse humbje e shpresës për një të ardhme të mirë të mundshme, është edhe valvul shkarkimi e një zemërimi të akumuluar me vite, por që nuk arrin të kanalizohet në energji për përmirësimin e vendit. Ky kanalizim i energjisë për të ndryshuar diçka këtu has në murin e shurdhër të atyre që kanë në dorë frenat e vendit, në keqpërdorimin e përsëritur të atyre që do të duhej të ishin zëri i të pazëve, dhe sidomos në hakmarrjen primitive dhe kriminale të grupeve që mbajnë peng ekonominë e vendit dhe që i shqetëson ideja se duhet të ndajnë pasuritë e tyre me ata që kanë nevojë.

Duket si një aleancë djallëzore e këtyre faktorëve kundër shpresës së këtij vendi dhe njerëzve që e banojnë. E gjithë retorika e politikës, e analistëve, ambasadorëve e kështu me radhë shkakton mosbesim te 50% e shqiptarëve që duan të ikin e po ashtu nënqeshje te grupet kriminale që ndërkohë fërkojnë duart. Shqiptarët ikin, sepse nuk shohin shpresë. E shpresa nuk konfeksionohet si një souvenir, as nuk prodhohet në parcelat e kanabisit apo në korruptimin e zyrtarëve apo në retorikën konfliktuale të politikës.

Ajo do fakte konkrete, zgjedhje të vështira, por mbi të gjitha dashuri për ata njerëz të thjeshtë të Shqipërisë. Ne si Kishë Katolike nuk kemi sigurisht mundësi të ndryshojmë ekonominë e këtij vendi, por mund të them pa modesti se falë pranisë së shumë murgeshave e meshtarëve të angazhuar në zonat më të varfra të vendit, shumë njerëz ushqehen me shpresë, kanë një ndihmë minimale për të jetuar.

Por edhe ne jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të zgjasë shumë nëse nuk ndërhyhet në kohë. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, jo për të mbajtur të shtypur popullin, si na akuzonte me pa të drejtë Marksi dhe ndjekësit e tij kriminelë, por për të qenë partnerë të shpresës, me shtetin, me politikën, me ojq e ojf, të gjithë ata që i duan të mirën këtij vendi dhe nuk mendojnë vetëm për përfitimin vetjak. Kur një familje deshi të emigronte, erdhën për të më pyetur se çfarë të bënin. U thashë: “Nëse ikni, ju mirëkuptoj, nëse rrini këtu, ju admiroj”. Ata zgjodhën mirëkuptimin tim.

Etiketa: Gjergj Meta

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
PD kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca plenare

PD kërkon përjashtimin e Ramës nga seanca plenare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com