Steven Gerrard është shkarkuar nga posti i menaxherit të Aston Villës pas humbjes nga Fulhami, 3:0, respektivisht pas rezultateve të dobëta në Premierligë. Klubi anglez e ka bërë këtë gjë të ditur me një postim në rrjetet sociale.
“Klubi i Futbollit Aston Villa konfirmon se trajneri kryesor, Steven Gerrard, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Ne dëshirojmë ta falënderojmë Stiven Gerrard për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe i urojmë atij më të mirën për të ardhmen”, thuhej në faqen zyrtare të klubit anglez.
Kujotjmë se nga 11 ndeshje të zhvilluara në këtë sezon, Aston Villa i ka grumbulluar vetëm 9 pikë.