Në ditën e 131 të protestës, banorët e Astirit kërkojnë anulimin e projektit të “Unazës së Madhe”.
Në mbështetje të tyre, i pranishëm në protestë është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, demokrati u shpreh i bindur se më 16 mars do të largohet qeveria e kryeministrit, Edi Rama.
“Mos guxo të na prishni shtëpinë, do t’ju vrasë zoti përmes popullit. Edhe diçka nga ana juridike, ne këto shtëpi i kemi ndërtuar 30 vjet më përpara. Në atë kohë shteti nuk ekzistonte. Çfarë ndodhi? Për 15 vjet rrjesht na e thanë, ju e keni fituar”, shprehet një nga banorët.