Assange i izoluar në burgun e sigurisë së lartë, bashkëshortja: Është në depresion, mund të vetëvritet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Assange i izoluar në burgun e sigurisë së lartë, bashkëshortja: Është në depresion, mund të vetëvritet

08:27 | 09/08/2022
në Uncategorized
0

Që nga viti 2019 Julian Assange mbahet në arrest në Londër në burgun e sigurisë së lartë Belmarsh. Ndërtesa viktoriane është ndër burgjet më të ashpra të Britanisë së Madhe.

Pesëdhjetë muajt, që duhej të vuante dënimin, themeluesi i Ëikileaks për shkelje ndaj kushteve të dënimeve të mëparshme, kanë kaluar prej kohësh. Qysh atëherë Assange ndodhet në një lloj arresti për ekstradim në kushte ekstremisht të rrepta burgu.

Ndërkohë ka vetëm një shans për lejimin e një riapelimi kundër vendimeve gjyqësore për ekstradim të High Court në Londër, që në qershor u nënshkruan edhe nga ministri i Brendshëm Priti Patel. Ky vendim pritet muajin e radhshëm, e pas këtij vendimi ka një afat katër javor për ekstradimin me detyrim për në SHBA.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Shqetësime për shëndetin e Assange

Gruaja e Assange, Stella, druan më të keqen, nëse gjyqtarët nuk i hapin rrugë për një riapelim bashkëshortit të saj. “Jeta e Julianit varet nëse ai do të fitojë ose jo ndaj ekstradimit. Juliani është klinikisht depresiv. Nëse ai do të ekstradohet dhe do të futet në burg izolimi, sikurse parashikohet në SHBA, atëherë ai do të kryejë vetëvrasje”, tha Stella Assange në intervistë për DË.

Edhe pjesa australiane e familjes, babai John Shipton dhe vëllai Gabriel, janë jashtëzakonisht të shqetësuar. “Shëndeti i tij është në rënie”, deklaroi vëllai javën e kaluar në televizionin Sky Australia. “Ai është në një situatë të rrezikshme dhe gjendja po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Të copëtohet zemra ta shohësh këtë gjeni të butë në një burg të sigurisë së lartë krahas kriminelëve të dhunshëm”.

Familja i ka apeluar kryeministrit të ri australian, Anthony Albanese, që të angazhohet për shpëtimin e bashkëatdhetarit të tij Julian Assange. Gjatë fushatës elektorale ky pati thënë, se „mjaft është mjaft”, duke bërë të qartë me këtë, se duhet t’i jepet fund përndjekjes së themeluesit të Ëikileaks.

Megjithatë qëkurse Albanese ka marrë postin nuk ka lëvizur asgjë, ankohen babai dhe vëllai i Assange. Ata deri tani nuk ia kanë dalë që të marrin një orar pritjeje tek kryeministri. Në deklaratat e fundit publike Albanese iu referua kësaj çështjeje duke thënë, se të tilla bisedime duhen zhvilluar urtë në mënyrë diplomatike dhe me dyer të mbyllura.

Ekstradim i diskutueshëm

Sipas avokates dhe bashkëshortes së Assange, Stella, tani High Court duhet të mundësojë mjetet ligjore ndaj vendimit të mëparshëm nga e njëjta gjykatë. Edhe pse në këtë vendim bëhej fjalë për interpretimin formal të marrëveshjes së esktradimit mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Në instancën e parë gjyqtarja e qarkut ndonëse mori në konsideratë edhe gjendjen shëndetësore të të burgosurit dhe vendosi kundër ekstradimit, gjyqtarët e instancës më të lartë nuk i konsideruan si relevante këto argumenta.

Edhe aspekte të tjera mbeten deri tani të patrajtuara, pavarësisht angazhimit të avokatëve mbrojtës të Assange. P.sh. çështja që Assange nuk duhet ndaluar nga e drejta për shprehjen e lirë të mendimit dhe mbrojtjen e punës gazetareske. Ose nëse SHBA ka arësye politike për kërkesën për ekstradim. “Kur të kemi ezauruar rrugën ligjore të vendit, ne mund t’i referohemi Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, thotë Stella Assange. Por ndërkohë është e paqartë, nëse gjyqtarët britanikë do të presin derisa të shqiptohet një vendim i tillë.

Kjo për faktin se qeveria britanike ndodhet në një kurs kolizioni me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Në bazë të një projektligji të paraqitur në fund të qershorit parashikohet tkurrja e mbrojtjes për refugjatët. Në vend të një procesi azilimi në Britaninë e Madhe, migrantët do të dërgohen në Ruandë për ta parashtruar atje kërkesën për azilim. Nëse në shtator në Doëning Street do të hyjë përfaqësuesja e vijës së fortë të partisë Tory, Liz Truss, Assange mund të ketë pak shpresa për ndërhyrje politike.

Me fëmijë vizitë në burg

Një herë në javë Stella Assange bashkë me djemtë lejohet ta vizitojë për një orë bashkëshortin në Belmarsh. Djemtë që tani janë tre dhe pesë vjeç e njohin babain e tyre vetëm si të burgosur.

Vizitat janë për familjen çdo herë një sfidë plot pengesa: “Ata u kontrollojnë atyre gojën, veshët nga pas, u kontrollojnë flokët dhe këmbët. Ata nuhaten lart e poshtë në çdo pjesë të trupit prej qenve të policisë, dhe ata e dinë që ky është një vend, prej nga babai i tyre nuk mund të largohet”, tregon Stella Assange për kontrollet që u bëhen rregullisht fëmijëve.

Por tek e fundit në këtë luftë nuk është fjala vetëm për jetën e bashkëshortit të saj, por edhe për lirinë e shtypit në Europë: “A i lejohet një fuqie të huaj të ndërhyjë në Europë dhe të kufizojë atë që shtypi mund të publikojë? Mund të imagjinoni që Kina të bënte të njëjtën gjë dhe të përndiqte një gazetar në Gjermani, sepse ai ka zbuluar krime kineze”.

Por një marrëveshje ekstradimi si ajo mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së ekziston vetëm midis vendeve mike, ku në fakt ekziston besimi në drejtësinë demokratike të partnerit. Dhe ku arësyet gjeopolitike duken më të forta se sa fati i një njeriu./DW/

 

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Rrezikon të digjet nga zjarri, zona e mbrojtur e pyllit të Bahollit në Poliçan

Rrezikon të digjet nga zjarri, zona e mbrojtur e pyllit të Bahollit në Poliçan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com