Prej tre ditësh në qytetin e Rrogozhinës ka humbur kontaktet me familjen 87- vjeçari Daut Meka.
Sipas familjarëve i moshuari është parë për herë të fundit pasditen e së enjtes në fshatin Hamenraj dhe më pas nuk ka më informacion prej tij.
Pasi kanë denoncuar ne polici për humbjen e tij familjarët kanë kërkuar në të gjithë zonën për ta gjetur, por pa rezultat teksa theksojnë se 87- vjeçari është njeri shumë i përgjegjshëm .