Në popull thonë, “Dielli lind, dielli perëndon”. Pra, në fund të ditës, asnjë surprizë për sa i përket “zgjedhjeve” për presidentin e UEFA-s. (Vetëm “zgjedhje” nuk mund t’i quajmë duke parë që nuk kishte kandidatë për të rivalizuar Ceferin)
Aleksander Ceferin konfirmohet në krye të UEFA-s edhe për katër vitet e ardhshme.
Slloveni, i cili mban postin e presidenti të UEFA-s prej vitit 2016, fitoi sot mandatin e tretë në krye të qeverisë europiane të futbollit.
Kongresi i 47-të i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.
Ceferin nuk kishte asnjë kandidat përballë, kështu që votimi për rizgjedhjen e tij ishte thjesht formalitet.
“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jam më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari.