Asllan Dogjani i pandehur, SPAK: Bëri kontratë fiktive për deklarimin e apartamentit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asllan Dogjani i pandehur, SPAK: Bëri kontratë fiktive për deklarimin e apartamentit

15:14 | 03/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Përmes një njoftimi, SPAK deklaroi se Dogjani  akuzohet për kryerjen e veprës penale deklarim i rremë i pasurisë.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë në ILDKPKI në vitin 2010 për mënyrën sesi përfitoi një apartament me sipërfaqe 128.4 m2.

Deputeti akuzohet se ka paraqitur një kontratë ku pretendohet se në këmbim të apartamentit do t’i ofronte ndërtuesit konsulencë juridike në vijim, por sipas Prokurorisë së Posaçme, ekziston edhe një kontratë më e vjetër që tregon se Dogjani ka paguar në cash për të përfituar banesën.

Read more

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

“Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen. Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë,  përmes pagesave cash. Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, njofton SPAK.

Sipas procedimit penal të datës 8 shkurt 2024, Dogjani akuzohet për veprën penale “refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, sipas nenit 257/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Dogjani po ashtu akuzohet se ka shkelur ligjin “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, me deklaratën e pasurisë që ka paraqitur para se të kandidojë për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Vetë Dogjani, në deklaratat publike për gazetarët pas daljeve nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ka mohuar akuzat.

Deputeti ka akuzuar se kallëzimi në SPAK ndaj tij është bërë nga një ndërtues i lidhur me qeverinë, pas një padie që vetë Dogjani ka bërë ndaj tij.

Lexo edhe:

Dy orë në SPAK, Dogjani: Po hetohet pasuria ime, si më ngritën kurth…

Të Lidhura

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

nga 27
12:04 | 06/06/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, duke votuar pro një...

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

nga 27
11:44 | 06/06/2026
0

Imami xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, nuk ka mundur tw heshtw pas protestave që kanë ndezur prej një jave kryeqytetin....

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

nga 27
11:24 | 06/06/2026
0

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot...

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

nga 27
11:16 | 06/06/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht...

Para
Gazheli bën kërdinë tek Doganat, 8 MLN euro dëme vetëm me tenderët dhe përjashtimet e miqve nga TVSH

Gazheli bën kërdinë tek Doganat, 8 MLN euro dëme vetëm me tenderët dhe përjashtimet e miqve nga TVSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

12:04 | 06/06/2026
Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

11:44 | 06/06/2026
“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

11:24 | 06/06/2026
Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

11:16 | 06/06/2026
Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat) –

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

10:46 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –
  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –
  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –
  • Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –
  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com