Një sasi prej 27 300 bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva u asgjësuan nga policia në Tepelenë, bëjnë me dije burimet e oranews.
Policia e Shtetit bëri me dije se aksioni është organizuar në fshatin Luzat, ku ishte mbjellë një parcelë me kanabis.
Përveç lëndës narkotike, policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për kultivimin. Operacioni është organizuar në bashkëpunim me Delta Forcë.
“Në vijim të aksioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, ditën e sotme është zhvilluar një operacion ,ku u asgjësuan rreth 27 300 bimëve narkotike, në 14 parcela të hapura rishtazi në vendin e quajtur “Bamull” , Luzat, Tepelenë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaron policia.
/oranews/