Policia ka gjetur 8200 bimë kanabis sativa në fshatin Piskal të Kolonjës dhe i ka asgjësuar me anë të djegies.
Ndërkohë policia bën të ditur se edhe në Mallakastër u gjetën dhe asgjesuan 91 bimë kanabis në fshatin Povël.
Bimët ishin të mbjella në vazo dhe gota plastike. Gjithashtu, në afërsi të bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 fara të dyshuara të bimëve narkotike Cannabis Sativa. vegla pune, thikë sharrë. – dy aparate telefoni celular.
Policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorëve.