Vijon operacioni policor antikanabis në jug të vendit. Policia e Vlorës ka asgjesuar 10.000 rrënjë bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Ramicë, ndërsa ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar si kultivues të drogës.
“Shërbimet e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasve të mësipërm pasi në vendin e quajtur “Luadh” pranë fshatin Ramicë, dyshohet të kenë kultivuar rreth 10.000 (dhjetë mijë) bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella nëpër tokat e tyre në kufi me njëri-tjetrin, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie”.
Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e kultivuesve: D. P., 66 vjeç, P. P., 57 vjeç, V. P., 68 vjeç, P. C., 52 vjeç, me banim në fshatin Ramicë – Vlorë.