Policia ka asgjesuar në Tropojë 1.250 rrënjë kanabis të mbjella në 4 parcela.
Bimët narkotike u gjetën gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Palç, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Palç”.
Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.