“Asfalt elektoral”,bashkitë tenderojnë mln euro për ndërtim rrugësh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Asfalt elektoral”,bashkitë tenderojnë mln euro për ndërtim rrugësh –

21:10 | 06/04/2023
në Uncategorized
0

Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bashkive, ku vihet re se të gjitha, pa përjashtim, kanë bërë dhjetëra procedura për ndërtime dhe arnime rrugësh lokale dhe rurale. Fiksi shkoi në disa qytete, ku bisedoi me banorë që preken, të cilët thanë se investimet janë bërë shkel e shko dhe për zgjedhje.

Drita, uji dhe rrugët kanë qenë premtimet e politikanëve shqiptarë gjatë këtyre 30 viteve demokraci. Të gjithë, nga qendra deri te vendorët, kanë premtuar bërjen e rrugëve, drita dhe ujë 24 orë. Por, duke lënë mënjanë dritat dhe ujin, në zgjedhjet vendore të 14 maji 2023, kryefjalë janë rrugët. Ose më saktë asfalti elektoral. Zgjedhjet vendore kanë sjellë një bum investimesh në të gjitha bashkitë.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimeve Publike, ku konstatoi se të gjitha bashkinë kanë hapur tendera për bërje rrugësh lokale dhe rurale. Mbushje gropash, blerje asfalti dhe zhavorri. Të gjithë janë vënë në krye të punëve, me të vetmin qellim; përfundimin e këtyre rrugëve para 14 majit. Gazetarët shfletuan dokumente të dhjetëra bashkive, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim të Shqipërisë, të cilat janë vënë në “garë” me njëra-tjetrën se kush do të ndërtojë më shumë rrugë.

“Qershia mbi tortë” e këtyre procedurave ishin tenderët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili shpenzoi disa javë më parë plot 12 milionë euro për shtrime rrugësh, mbushje gropash dhe mbrojtje rrugore.

Pas këtij vëzhgimi, gazetarët udhëtuan në territorin e Bashkisë së Durrësit, ku bashkia e këtij qyteti ka hapur një tender me objekt “rikonstruksioni i rrugëve në qytet”. Fondi limit për këtë tender ishte 41 milionë lekë. Në dokument shkruhet se zarfet do të hapen në datën 5 prill 2023, ndërkohë që kohëzgjatja e e kontratës do të jetë 42 ditë.

Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se 42 ditët përfundojnë pikërisht në datën e zgjedhjeve, pra në 14 maj! Bashkia ka llogaritur se punimet do të kryhen me shpejtësi.

Në preventivët e këtij tenderi janë renditur disa rrugë për tu riparuar dhe asfaltuar, nga Shkozeti, në Plazh, në lagjet e tjera. Gazetarët disedojnë me banorë të zonës, të cilët deklarojnë se punonjësit e bashkisë kanë bërë matje, kanë premtuar rrugën dhe duan ta bëjnë para zgjedhjeve. Disa pohojnë se këto rrugë kanë nga 30 vite pa bërë dhe janë skeptik nëse do të bëhen para zgjedhjeve. Të tjerë pohojnë se “nëse e bëjnë, do t’u japim votën”.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi edhe në Elbasan, ku bashkia e këtij qyteti ka bërë një tender disa javë më parë me objekt “rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan (lagj.Haxhias, lagj, Clirimi, lagj.Shënkoll, lagj. Dyli Haxhire, lagj.Partizani, Nj.Ad. Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Bradashesh, Labinot Mal, Labinot Fushë, Papër)”. Fondi për këtë tender ishte 151 milionë lekë, ose 1.5 milionë euro. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj, ndërkohë që është shpallur fituesi.

Kamera e Fiksit shkoi në disa prej këtyre lagjeve dhe rrugëve. Disa ishin asfaltuar, të tjera ishin shtruar me kalldrëm. Disa banorë pohojnë se punimet janë bërë vetëm për zgjedhje, sa për të kaluar radhën. Të tjerë shtojnë se punonjësit kanë ardhur, kanë bërë punime. I kanë bërë gati dhe i kanë lënë vetëm për të hedhur asfaltin. “Po presin ditët para zgjedhjeve për të hedhur asfaltin” pohojnë disa prej tyre. Ndërkohë tregojnë se firma i ka lënë punimet në mes, ka hapur kanale dhe gropa. S’ka mbuluar puseta. “Rrezikojmë jetën” në këto kantiere pohojnë ata.

Fiksi shkoi edhe në qytetin e Cërrikut, ku bashkia me shpejtësinë më të madhe ka hapur 3 procedura për shtrim rrugësh dhe mbyllje kanalesh të ujërave të zeza. Tenderi i parë ishte me vlerë 48 milionë lekë të rinj, tjetri me vlerë 10 milionë dhe i treti me vlerë 22 milionë lekë.

***

Lista e disa tenderave të kryer;

1. Para pak ditësh, në Vlorë u finalizua tenderi për rikonstruksionin e disa akseve kryesore të Njësisë Novoselë. Fondi për këtë tender ishte 26 milionë lekë të rinj. Fituesi u shpall në 31 mars dhe ka 3 muaj për të rikonstruktuar rrugët e listuara.

2. Zhvendosemi në Fier, ku është bërë tenderi për rikonstruksionin e rrugës Verri –Kallm”, me fond 16 milionë lekë. Fituesi u shpall në mars dhe ka sërish 3 muaj për ta rregulluar rrugën.

3. Bashkia e Kavajës ka bërë disa tendera, njëri prej të cilëve me objekt blerje çakulli me fond 14 milionë lekë. Tjetri me objekt blerje asfalti me fond 40 milionë lekë. Çakulli dhe asfalti i janë vënë menjëherë në dispozicion kësaj bashkie.

4. Ndërkohë, Bashkia e Krujës ka finalizuar ditët e fundit tenderi me objekt “sistemim-asfaltim i rrugës së Mbikalimit Hekurudhor Hasanaj, në Fushë Krujë” me një fond 10 milionë lekësh. Punimet, brenda 45 ditësh, që përkojnë me fushatën dhe zgjedhjet. E njëjta bashki bëri edhe tenderin për “sistemim-asfaltim i rrugës “Bregu i Lumit” në fshatin Gramës në Thumanë, me fond 27 milionë lekë. Punimet, brenda 90 ditëve. Por, finalizoi edhe tenderin për rrugët në fshatin Kodër Bubq, me fond 32 milionë lekë. Të gjitha, do bëhet para zgjedhjeve.

5. Pothuajse në të njëjtën kohë, Bashkia e Librazhdit ka finalizuar tenderin për “rikonstruksionin e rrugës Mirakë – Gjovac” në Njësinë Administrative Polis, me një fond 52 milionë lekësh. Punimet do të kryhen për 61 ditë.

6. Shkojmë në Dropull, ku bashkia minoritare ka shpallur fituesin e tenderit për “rikonstruksionin e rrjetit rrugor Poliçan – Dhrimadhes, Pogon” me kohëzgjatje 4 muaj. Fondi për këtë tender është rreth 20 milionë lekë.

7. Bashkia e radhës që ka finalizuar tender rrugësh është Shkodra, e cila do të rikualifikojë para zgjedhjeve sheshet e disa pallateve në rrugën “Nazmi Kryeziu” në Rus. Fondi për këtë punë ishte 3.3 milionë lekë.

8. Më në veri, Bashkia e Malësisë së madhe bëri me shpejtësi tenderin “sistemim asfaltim rruga Koplik siper-Lujs” më fond 11 milionë lekë. Punimet do të realizohen vetëm për 1 muaj!

9. Ndërrmarrja Rruga Durrës bleu asfalt me vlerë 33 milionë lekë. Për 7 muaj, duke filluar nga marsi, ka filluar të mbushë gropat e rrugëve në qytet dhe fshatra.

10. Nga ana tjetër, më në Jug, Bashkia e Kuçovës bëri me shpejtësi tenderin e rikonstruksionit të rrugës në fshatin Ferras, me vlerë 20 milionë lekë. U shpall fituesi, i cili ka vetëm 45 ditë kohë për të përfunduar punimet.

11. Bashkia e Lezhës bëri tenderin për blerje materiale për mirëmbajtjen e rrugëve, trotuareve, shesheve, sistemit ujitës dhe kullues. Fondi, rreth 30 milionë lekë. Kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj dhe “rast pas rasti” për mbushje gropash.

12. Ndërkohë, Bashkia e Sarandës do të ndërhyjë në infrastrukturën e rrugëve të brendshme në Ksamil, me fond 15 milionë lekë. Punimet brenda 40 ditëve, gjatë fushatës dhe para zgjedhjeve.

13. Disa muaj më parë, në juglindje të Shqipërisë kanë filluar punimet për investime në infrastrukturën rrugore. Bashkia e Korçës akordoi plot 73 milionë lekë për mbushje gropash dhe sistemime.

14. Drejtuesit e Bashkisë së Gjirokastrës janë treguar pak më dinakë, pasi në fillim të 2023-shit kanë bërë tenderin për të blerë materiale për mirëmbajtje të segmenteve rrugore, me fond 11 milionë lekë. Me afat 6 muaj.

15. Disa tendera për rrugë ka bërë edhe Bashkia e Roskovecit, e cila në vetëm 2 procedura ka shpenzuar 30 milionë lekë.

16. Por, qershia mbi tortë e asfaltit elektoral i takon Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Para pak muajsh, ky institucion ka akorduar plot 12 milionë euro për ndërhyrjet në rrugë, rregullimin e urave, mbushjen e gropave dhe mbrojtjes rrugore. /TCH/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pas komenteve për mbesën, gjyshja e Kiarës përfundon në spital –

Pas komenteve për mbesën, gjyshja e Kiarës përfundon në spital -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –

21:22 | 31/12/2025
Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

20:12 | 31/12/2025
Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –

19:38 | 31/12/2025
Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –

19:08 | 31/12/2025
Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –

19:02 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –
  • Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –
  • Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë –
  • Shqiptarët presin vitin e ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia –
  • Zakonet e Vitit të Ri nëpër botë! Nga ushqimet, te thyerja e pjatave e deri te zilet japoneze –
  • Surrel/ Shpërthim i fuqishëm pranë banesës së kryeministrit Rama, njerëzit vrapojnë të alarmuar në rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë –
  • Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës. –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com