Asambleja Parlamentare e KiE: Çelësi për zgjidhjen e krizës, reforma zgjedhore e pasuar me zgjedhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asambleja Parlamentare e KiE: Çelësi për zgjidhjen e krizës, reforma zgjedhore e pasuar me zgjedhje

18:53 | 07/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas një vizite në Tiranë, bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për Shqipërinë, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly i kanë bërë apel të gjitha forcave politike të tregojnë vullnet për zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar vendin.

“Ne ritheksojmë qëndrimin tonë se parlamenti është forumi për dialog dhe diskutim politik, dhe për këtë arsye bojkotimet dhe djegia e mandateve nuk duhet të kenë vend në një shoqëri demokratike. Në të njëjtën kohë, mazhoranca duhet të angazhohet në dialog të mirëfilltë me opozitën për reformat e rëndësishme dhe sfidat politike me të cilat po përballet vendi”, janë shprehur dy bashkë-raportuesit për Shqipërinë, raporton Syri.net.

Për më tepër, ata nxisin të gjitha forcat politike që të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionin dhe të minojë më tej pluralizmin politik në vend.

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bashkë-raportuesit mirëpritën mendimin e fundit të Komisionit të Venecias për ‘fuqinë’ e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Ata shprehen gjithashtu shpresëplotë se të gjitha forcat politike do të marrin në konsideratë përfundimet e tyre.

Sipas tyre, reforma zgjedhore e ndjekur nga zgjedhjet e parakohshme, mund të jetë thelbësore për tejkalimin e krizës politike.

Të gjitha forcat politike, përfshirë opozitën parlamentare dhe jashtëparlamentare, duhet të përfshihen plotësisht në procesin e reformës zgjedhore në mënyrë që të adresojnë mangësitë e shënuara gjatë zgjedhjeve të kaluara, dhe të vendosin një herë e përgjithmonë një kornizë për zgjedhje demokratike.

Bashkë-raportuesit përshëndetën angazhimin e shprehur në mënyrë të përsëritur të autoriteteve për të reformuar gjyqësorin dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Në lidhje me verifikimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve, bashkë-raportuesit vunë në dukje numrin e lartë të shkarkimeve dhe dorëheqjeve si rezultat i këtij procesi.

Ndërsa, ata shpreshin shqetësimin se, më shumë se një vit pas fillimit të procesit, institucionet kryesore gjyqësore si Gjykatat e Larta dhe Kushtetuese, si dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit janë ende vakante. Ata presin që në fund të këtij viti ky problem duhet të zgjidhet në fund të këtij viti.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila mund të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e tensionit politik, pasi aktualisht nuk ka ndonjë arbitër të pavarur që të vendosë për kushtetutshmërinë e vendimeve dhe rezultatin e tyre nga autoritetet e ndryshme,” nënvizojnë bashkë-raportuesit .

Bashkë-raportuesit shprehen të shqetësuar edhe për mediat në vend, situata me të cilat nuk shfaqet e mirë. Ata u bënë thirrje autoriteteve që të marrin parasysh të gjitha rekomandimet e bëra nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias në lidhje me projektligjin për media dhe shërbime, dhe të publikojnë këtë projektligj sa më shpejt.

/A.R. për Syri.net

Etiketa: Andrej Hunko dhe Joseph O'Reillybashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për Shqipërinëforca politike

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Sërish rrotacione të posteve drejtuese në burgje, ja ndryshimet

Sërish rrotacione të posteve drejtuese në burgje, ja ndryshimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com