Artan Hoxha zbulon “trurin” pas Call Center që zhvasin qytetarët e BE – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Hoxha zbulon “trurin” pas Call Center që zhvasin qytetarët e BE

22:20 | 08/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar “trurin” pas “Call Center”-ave që mashtronin qytetarët duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin. I ftuar në ABC Live me Juli Xhokaxhi, Hoxha publikoi foton dhe të dhënat e biznesmenit me origjinë izraelite i cili në mënyrë të papritur është shpallur non grata në Shqipëri me pretekstin e prishjes së qetësisë publike. Ai është Mikhael Benjamin i njohur me nofkën “Mishka” dhe sipas Hoxhës ka miqësi me njerëz të botës së politikës nga ministra dhe deputetë dhe persona të tjerë me pushtet.

Hoxha deklaroi se “Call Center”-i i tij ofron pagesa më joshëse në vendin tonë. Nga ana tjetër bizneset e tij vijojnë të jenë aktive dhe në lidhje me këtë çështje nuk ka nisur ende një hetim. Hoxha paralajmëroi se pas gjermanëve në Shqipëri pritet të vijnë edhe amerikanët, francezët dhe italianët për të hetuar paratë që kanë humbur qytetarët e tyre nga kjo skemë e zhvatjes.

“Mikhael Benjamin, izraelit i datëlindjes 1975. I pajisur me pasaportë më 1 shkurt të vitit 2016. Pasaportën e ka marrë në Sarajevë. Është një nga themeluesit e këtij aktiviteti. Ka qëndruar me deputetë, ministra dhe politikanë. Ishte truri i asaj që po bëhet. Ky person në Shqipëri ka bërë edhe biznese të tjera nga hidrokarburët te kriptomonedhat. Ka pasur Call Center me pagesat më joshëse në Shqipëri. në një moment pa pritur pa pasur një çështje penale, autoritetet shqiptare këtë person e kanë shpallur non grata dhe e kanë depërtuar, ndërkohë që bënte biznes në mënyrë të ligjshme.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Si është e mundur që papritur ky njeri shpallet non grata me motivin për prishjen të qetësisë publike. Nuk kemi shpallur një shtetas izraelit një biznesmen të regjistruar. Është shpallur non grata pa iu dhënë mundësia të shkojë në proces penal. Pse e larguan me urgjencë. Ai njeri mund të nxjerrë shumë gjëra si funksionon ky biznes në Shqipëri. Ai ka informacione shumë. Askush nuk thotë dot që nuk e njeh Mishkën. E kanë shpallur non grata deri në vitin 2023. Bizneset e tij nuk janë non grata. Janë në aktivitet. Ai ka punuar me shqiptarë me shumë lidhje të forta me pushtetin. Bizneset dhe kompanitë e tij i mori dikush. Nuk ka një hetim për këtë gjë. Shqipëria nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga kjo. Kanë ardhur gjermanët. Do vijnë francezët, italianët dhe amerikanët. Kem zhvatur qytetarët e tyre dhe ata nuk ta falin. Vjen dikush me një hard disk. E fut aty vjedh edhe zhduket” , tha Artan Hoxha.

Hoxha ngriti dyshimet se bizneset e tij janë në përdorim nga persona që e kanë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të marrë në zotërim aktivitetet e tij.

“Autoritetet tona e kanë ditur me saktësi se ku janë kërpudhat që mbijnë pas shiut. Ky është një nga njerëzit që po t’i jepet mundësia të hetohet mund të dalë e vërteta. Mund t’ia kenë marrë këta tanët paratë dhe bizneset. SHISH është marrë me atë. Nëse pyet me autoritetet izraelite rezulton se ai nuk kishte probleme në Shqipëri”, tha gazetari.

Ai u shpreh se pas zhurmës së krijuar në ditët e para të publikimit të skandalit, në Shqipëri janë mbyllur me qindra Call Center, por shtoi se ky hetim i nisur nga SPAK, duhet të shkojë deri në fund, përndryshe ata do të kthehen sërish.

“Ky operacion që ne e kishim thënë disa herë më në fund nisi. Pas tre ditësh kjo histori harrohet. Kanë ndodhur ngjarje të tjera. Ka pasur shumë interes dhe interferenca nga politikanë dhe elementë të tjerë që kjo histori të mos bëjë zhurmë. I bëj apel drejtorit të përgjithshëm t’i shkojnë deri në fund urdhrit që ka dhënë. Çfarë ka ndodhur deri më sot. Vala e parë e operacionit u duk sikur u sfumua. Shqipëria po përdorej si territor dhe bazë operacionale e krimit të organizuar.

Kriminelë nga vend të ndryshme të Europës po përdorin territorin e Shqipërisë. Aty brenda ndodh një katrahurë e madhe. Pas zhurmës së ditëve të para janë mbyllur me qindra nga këto Call Center nëpër pallate. Janë mbyllur derisa të kalojë kjo valë. Po kalohen në sitë ata që janë të deklaruar. Po ata që janë të deklaruar i kanë marrë masat mbrojtëse. Implikimi në këtë lloj krimi i njerëzve me pushtet në këtë vend. Kjo histori duhet të shkojë deri në fund”, tha Artan Hoxha. /Abcnews.al

Etiketa: Call Centergazetari Artan Hoxha

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

230 qytetarë të infektuar, sërish numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com