Arta Marku, shkelje flagrante/ Emëron burrin oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arta Marku, shkelje flagrante/ Emëron burrin oficer të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Durrës

18:55 | 06/09/2019
në Kryesore
0

Nëse mendohej që emërimi i paligjshëm si prokuror i Bledar Valikajt, burri të deputetes socialiste Ermonela Felaj, shënonte kulmin e nepotizmit në sistemin e “Drejtësisë së Re”, një tjetër zhvillim, shumë më i rëndë dhe që mban firmën e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, ka marrë primatin e vendimeve skandaloze.

Drejtuesja e emëruar e institucionit qendror të Akuzës, Arta Marku, ka emëruar bashkëshortin e saj, Erin Çaku në pozicionin e oficerit të Policisë Gjyqësore (Opgj) në Prokurorinë e Durrësit.

Erin Çaku, i cili prej disa vitesh ushtronte detyrën e OPGJ-së në Prokurorinë e Lezhës është transferuar, me firmën e bashkëshortes së tij, Arta Marku, në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Read more

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Burime nga prokuroria e Durrësit deklaruan për “Boldnews.al” se transferimi i Çakut nga Lezha në Durrës është realizuar në Korrik të këtij viti.

Të njëjtat burime thonë, gjithashtu, se oficeri më i ri i policisë gjyqësore është paraqitur në zyrën e tij të re, në Prokurorinë e Durrësit, vetëm në fillim të Shtatorit 2019, pra pas gati dy muajsh “pushime”.

Transferimi, natyrisht, është kryer pas kërkesës së mikeshës së Arta Markut, drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, për shtim të organikës së oficerëve të Policisë Gjyqësore, si pasojë e ngarkesës së punës.

Dhe, Arta Marku, mesa duket për të dëshmuar se është e vendosur të forcojë cilësinë e hetimit në qytetin bregdetar, i ka dhënë Prokurorisë së Durrësit njeriun e saj më të besuar, bashkëshortin e saj.

Ky vendim skandaloz i Arta Markut përbën një rast flagrant të konfliktit të interesit.

Kryeprokurorja e Përkohshme, banore e Shkodrës dhe që aktualisht jeton në Tiranë, falë një bonusi special qeraje nga Këshilli i Ministrave, duket se është lodhur nga vonesat e bashkëshortit të saj, i cili duhet të shkonte nga Tirana për në Lezhë dhe anasjelltas.

Pasi ka “sakrifikuar” disa kohë për të mirën e Shtetit, më në fund ka vendosur t’i bëj edhe këtë nder vetes- të afrojë bashkëshortin sa më pranë Tiranës.
Për të realizuar planin, nuk i mungonte asgjë. Nxit Anita Jellën e Durrësit që të bëj kërkesë për shtim stafi të oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe zgjidhja ishte e menjëhershme- firmoset urdhëri i transferimit për bashkëshortin, Erin Çaku.

Në një mori emrash oficerësh policie gjyqësore, me nevoja shumë më të mëdha familjare për të qenë sa më pranë Tiranës, gishti i Arta Markut zgjodhi bashkëshortin e saj për ta transferuar nga Lezha në drejtim të Durrësit.

Duke e shndërruar Prokurorinë e Përgjithshme në një strukturë miqsh e mikeshash dhe, së fundmi edhe familjare, Arta Marku ka vepruar me shpejtësi dhe i ka propozuar emrin e bashkëshortit të saj për transferimin drejt Durrësit, një Komisioni, të ngritur me njerëz të caktuar prej saj, në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë Gjyqësore”.

Ky ligj, i cili ka hyrë në fuqi në Qershor 2019, parashikon ngritjen e një Komisioni për emërimet, transferimet dhe komandimet e oficerëve të Policisë Gjyqësore, në bazë të propozimit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, nën drejtimin e një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme dhe anëtarët e tjerë janë oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, të gjithë të caktuar nga Prokurori i Përgjithshëm, si dhe të opgj të caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Ky komision, i përbërë në shumicë nga zyrtarë të caktuar nga Arta Marku, i ka pranuar propozimin e saj për të transferuar bashkëshortin e saj tyrë nga Lezha, duke e afruar në Durrës, shumë pranë familjes, një “fat” që nuk e kanë shumë kolegë të oficerit të Policisë Gjyqësore, Erin Çaku.

/Boldnews.al/ 

Etiketa: Arta MarkuBledar ValikajErin ÇakuKryeprokurorja e Përkohshmeoficer i Policisë Gjyqësore

Të Lidhura

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

nga 27
23:08 | 03/04/2026
0

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

nga 27
22:54 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të...

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

nga 27
22:30 | 03/04/2026
0

Gara për Topin e Artë 2026 po bëhet gjithnjë e më interesante, ndërsa renditja më e fundit e publikuar nga...

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

Para
E bukur dhe e pasur/ Deputetja shqiptare shkakton “tërmet” në mediat e huaja (foto)

E bukur dhe e pasur/ Deputetja shqiptare shkakton "tërmet" në mediat e huaja (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

22:54 | 03/04/2026

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –

22:30 | 03/04/2026
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –
  • Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez –
  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com