Arsenali e nisi me trofe sezonin e ri futbollistik. “Topçinjtë” e Londrës mposhtën me 11 metërsha Çelsin e Antonio Kontes, në Superkupën e Anglisë. Koha e rregull përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Djemtë e Arsen Vengerit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke i realizuar të katërta gjuajtjet, kundrejt një që realizoi Çelsi.
Kampionët e Premier Ligës kaluan të parët në avantazh me anë të Viktor Mosesit në minutën e 46-të ndërsa për Arsenalin barazoi mbrojtësi boshnjak Kolashinaç në të 82-tën pas asistit të Granit Xhakës.
Blerja e bujshme në merkato e Çelsit, Alvaro Morata u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke gabuar së bashku me portierin Kurtua.
Dhjetë minutat e fundit të lojës Çelsi u detyrua t’i luante me një lojtar më pak për shkak të daljes me karton të kuq të Pedros.
https://youtu.be/_9BtS25bxN0
/Panorama/