• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arroganca e një autobuzi pa rrota

09:16 | 11/10/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Mjaftoi një fitore pa shkëlqim në Vaduz të Lihtenshteinit dhe të gjithë filluam të jetonim me një tjetër mrekulli, si ajo e finaleve të Euro 2016. “Tani jemi në vendin e parë dhe kemi lënë pas dy gjigandët e futbollit botëror, Spanjën dhe Italinë”. Dhe ishte vetëm ndeshja e dytë e fushatës kualifikuese, ndërkohë që 90 minutëshin e parë e luajtën me dy seri në “Loro Boriçi” kundër Maqedonisë, ndërsa të dytin siç thamë në Vaduz, një qytet që i ndau në dysh edhe zyrtarët e FSHF-së, pasi një pjesë ngulte këmbë që i takon Zvicrës dhe një pjesë tjetër që është i Lihtenshteinit, pikërisht Përfaqësuesen e të cilit e kemi në grup. Të djelën u mundëm sërish në Shkodër, por meqenëse tani nuk jemi më dosido, por veteranët e “luftës” së Francës dhe nuk mund të mbetemi të paktën pa një vend në podin e nderit filluam të ngushëllohemi me të qenit në vendin e tretë, pasi jemi vërtetë me pikë të barabarta me Izraelin, por kemi golavarazh më të mirë. Ndërkohë që na kanë mbetur edhe shtatë ndeshje të tjera për të mbyllur eleminatoret. Në fund na mundi Spanja, në shtëpi, vetëm 2-0, pra asgjë nga këto nuk duhej të detyronte askënd për të gjetur alibi, apo më keq akoma, të humbiste fare toruan dhe të flakte në kosh të gjithë atë edukatë brilante, të grumbulluar me mundin në dhjeta vite të jetuara. Por, ajo që të bën përshtypje është se si na mundën. Fillimisht, duhet theksuar se erdhëm pas një ndeshje mjaft të dobët me Maqedoninë, ku patëm aq shumë fat, sa na u krijua përshtypja se vetë Perëndia ishte vendosur me seli diku në Torovicë. Në Lihtenshtein një ndeshje mediokre, ndërsa ndaj iberikëve nuk gjenden as fjalë për ta komentuar. Ne nuk kishim në fushë një skuadër të vërtetë futbolli, por një grup amatorësh, të cilët nuk mundeshin ta kalonin topin as në krahun tjetër të vijës që ndan mesin e fushës. Vetëm dy-tri pasime të thjeshta nuk mundëm t’i bënim bënim pa sforco dhe jo më të flitej për posedimin e topit. Por, alibinë na e gjetën dhe na e servirën pa humbur kohë, bashkangjitur me karakteristikat e Përfaqësueses spanjolle: “Rezistuam deri në të 55 minutë, madje u falëm një gol pas një gabimi trashanik të Etrit Berishës”. Pas atij futbolli, veç të tjerave aspak ekologjik, këto përfundime specialistësh janë fyese, madje të turpshme.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Portjeri Berisha ka meritën e madhe që ndaloi një goleadë që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, goli i kundërshtarëve ishte thjeshtë çështje kohe dhe mund të evitohej, vetëm nëse do të fillonte një tjetër rrebesh shiu, si kundër Maqedonisë.

Po De Biazi pse u shfaq pas takimit aq i nervozuar dhe arrogant? Kjo është vërtetë fare e pakuptueshme, pasi futbollistët tanë vetëm një gjë e bënë korrektësisht gjatë 90 minutëshit të së djelës. Sipas strategjisë së tij parkuan autobuzin diku përpara Berishës, ia hoqën gomat, motorrin dhe gjithçka, për të mos i dhënë asnjë mundësi të lëvizte, duke u munduar të na bënin të besonim, se me atë karrakatinë të ndryshkur mund edhe t’ia dilnim të merrnim një rezultat pozitiv. Kjo, në fakt ishte ajo që ai besonte dhe u zhgënjye aq shumë, sa u largua nga kamerat e televizionit pa përshëndetur, madje pa pritur as të përkthehej. Dhe kujt ia bëri, neve që e konsiderojmë si një aset i mbërritur për të na shtuar kënaqësitë e jetës. Neve që falenderojmë çdo ditë Zotit që na e krijoi, pasi në të kundërtën do të ishim të detyruar ta shpiknim. Me Spanjën kemi luajtur edhe pesë herë më parë, ku jemi mundur madje dhunshëm, por katër prej atyre takimeve janë zhvilluar, në një kohë kur shteti ishte shpërbërë totalisht. Ndërkohë që e ndjej detyrim të kujtoj atë ndeshje të vërtetë, në dhjetor 1986. Edhe tek ajo Spanjë luanin futbollistë nga më të mirët e momentit, duke përfshirë edhe Emilio Butragenjon, ndërsa e gjithë ajo skuadër kushtonte shumë më tepër se buxheti ynë i shtetit. Shënuam një gol me anë të Shkëlqim Muçës (ishte një nga ata që nuk u përshëndet nga De Biazi, kur u largua nga zona e shtypit me aq prepotencë si të ishte i forti i lagjes), kemi zhvilluar një pjesë të parë më shumë se të barabartë, si dhe kishim një përbërje, të gjithën fantazi. Perlat Musta, Skënder Hodja, Rrapo Taho, Hysen Zmijani,  Fatbardh Jera, Sulejman Demollari, Alfred Ferko (Agustin Kola), Mirel Josa, Bedri Omuri, Shkëlqim Muça, Arben Minga… ky ishte formacioni, për ata që e kanë jetuar edhe atë kohë dhe i njohin personazhet. Dhe flitet për një kohë, kur një pako çamçkëz ishte po aq e vlefshme sa një trofe. Ata sigurisht nuk mund të bënin më shumë, përveçse herë pas herë të na i bënin pak më dinjitoze rreckat që kishim veshur, por këta të sotmit absolutisht nuk janë më të mirët e të gjitha kohërave. Ne, tashmë të gjithë e dime shumë mirë, që mbërritja në Francë erdhi falë një kontributi kolektiv, por shumë pak teknik… se na çmendën me këtë sindromën e “vitit zero”.

Etiketa: Alfred FerkoArben MingaautobuzEtrit BerishaFatbardh JeraGianni de BiasiLihtenshteinRrapo Tahosaimir demiShkëlqim MuçaVaduz

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Ilir Meta me krushqit grekë në Athinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –

Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –

16:05 | 30/01/2023
Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

15:47 | 30/01/2023
Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

15:27 | 30/01/2023
EMRAT/Bënin ‘kërdinë’ në vilat e italianëve, pranga 3 ‘skifterëve’

I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –

15:25 | 30/01/2023
Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

15:19 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –
  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –
  • Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –
  • I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –
  • Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –
  • Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –
  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com