Miratimi me 114 votat e Kuvendit, pasi u arrit marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës
Janë miratuar me 114 vota pro, aktet nënligjore për dekrimianlizimin. Votimi sapo është kryer në seancën parlamentare dhe aktet nënligjore kanë marrë votat e të gjithë deputetëve që ishin në sallën e Kuvendit. Votimi u krye pasi u arrit marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës. U deshën dy ditë negociata që palët të binin dakord për një një draft të përbashtë. Lajmi për marrëveshjen u konfirmua nga deputeti socialist Taulant Balla.