Pas identifikimit të personit që ditën e protestës së 13 prillit, urinoi në derën e Kryeministrisë, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në një postim në Facebook, Manjani ka ironizuar këtë lëvizje të policisë duke e cilësyar atë si një super-operacion që ndoshta anulon vendimin e rikthimit të vizave.
Postimi i plotë:
Hajde lajm hajdeeee!
Qenka identifikuar shurruesi fytyr mbuluar tek Kryeministria.
Pa u mbushur java dhe ende pa u tharë shurra u identifikua…
Shurr-bërja te Kryeministria është kondravajtje, por shumë më e rëndë se grabitja e parave në Rinas apo se trafiku i drogës!!!
Mbase e anulon vendimin për rikthimin e vizave Hollanda, pas këtij super-operacioni policor…