Një 32 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi është kapur me kokainë. Ai është pikasur nga rojet bregdetare greke të cilat prej ditësh kishin informacion se i riu shqiptar posedonte një sasi të caktuar droge.
Nga hetimet e plota dhe përdorimi i informacionit që disponojnë punonjësit e Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Qendror Portual Heraklion , rezulton arrestimi i një personi dhe konfiskimi i një sasie kokaine. Pasi kanë shfrytëzuar të gjitha informacionet në prani të Prokurorit, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, shkruajnë mediat greke.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 38 pako kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. Sipas policisë greke, shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pelushi në mënyrë që në rast kontrolli nga autoritetet të mos zbulohej lehtë.