Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka sulmuar një bashkëatdhetar me kaçavidë.
Prealpina shkruan se shqiptari ka gjuajtur në mes të rrugës bashkëatdhetarin e tij në 11 qershor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Viale Valganna dhe shqiptarët janë të moshave 27 dhe 32 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa autori ndodhet në paraburgim.
Të dy të përfshirët në sherr janë emigrantë me dokumente të rregullta dhe nuk kanë precedentë të mëparshme kriminale.
Shkaqet e sulmit apo zënkës së tyre nuk dihen ende.
The post Arrestohet shqiptari në Itali, goditi bashkatdhetarin me kaçavidë appeared first on 27.