Nëna monstër Deirdre Morley, 40 vjeç është arrestuar nga ana e policisë në Dublin, pasi akuzohet për vrasjen e tre hfëmijëve të saj, Conor, 9, Darragh, 7 vjeç dhe Carla tre vjeç.
Trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën në shtëpinë e familjes, ndërsa Morley, me profesion infermiere, u arrestua nën dyshim për vrasjen e të vegjëlve të saj.
Dy ditë më parë u publikuan dhe disa shënime që dyshohet se autorja ikishte lënë në banesë, ndërkohë që trupat e pajetë u gjetën nga babai i fëmijëve, i cili u fotografua i shkatërruar.
Jashtë derës ku fëmijët u gjetën të pajetë ishte shkruar: “Mos shkoni lart …telefononi 999”.
Dyshimet janë që fëmijët të jenë droguar dhe më pas të jenë mbytur, ndërkohë që pranë dhomës u gjet dhe një shënim i dytë ku shkruhej: Fëmijët po përballeshin me jetë ku nuk kishin asgjë.