Policia e Durrësit ka arrestuar pas tre vitesh Kreshnik Nazëraj, autorin e vrasjes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë në janar të 2014.
Blutë njoftojnë se arrestimi i tij u bë në ambientet e një pallati në Durrës, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 janar të 2014, ku mbeti i vrarë Merdar Binjakaj, dhe u plagos Klodjan Binjakaj dhe Reshat Muskaj.