Një inspektor me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Tiranë është arrestuar nga SHÇBA.
Engrid Hënaj ra në pranga pasi dekonspironte veprimet e Policisë.
Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për vjedhje.
SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.