Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol Tirana, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Alias”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga drejtësia spanjolle në pikën kufitare në Morinë.
Si rezultat, është arrestuar një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge. Gjithashtu personi në fjalë me inicialet A. K., banues në Fier kërkohet për akuzat si pjesë e organizatës kriminale dhe fajtor për fallsifikim dokumentash.
Gjithashtu autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.