Orest Malushi njëherësh drejtori i Ujësjellësit, qëlloi me armë zjarri një militant të Partisë Demokratike
Policia e Ersekës ka arrestuar sot drejtorin e Ujësjellësit Orest Malushi, njëherësh kryetar i PS-së pasi akuzohet për kërcënim me armë zjarri. Orest Malushi qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit, Zylyftar Byreku, militant i Partisë Demokratike.
Prokuroria ka lëshuar urdhërarresti për kreun e PS-së së Eresekës pasi pretendohet se ndaj tij ekzistojnë prova shkencore që e implikojnë. Gjatë ditës së nesërme, i arrestuari pritet të dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Për rastin reagoi edhe Partia Demokratike