Në një aksion të orëve të vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në pranga gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili.
Ai është arrestuar për llogari të Prokurorisë në Gjirokastër, pasi emri i tij del në përgjime për ndërhyrje te një gjyqtar, për lirimin nga burgu të dy të burgosurve të arrestuar në Lazarat.
Ka qenë një hetim disamujor i organizuar nga prokuroria e Gjirokastrës, që ka zbuluar këtë implikim të Çilit, që do të përballet me akuzën e ndërhyrjes në organet e drejtësisë.