Arrestohet autori i vrasjes së 55-vjeçarit, i cili u gjet i vdekur me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Palaj të rrethit Shkodër.
Një ditë pas ekzekutimit, është arrestuar Marash Arraj, kushëriri i parë i viktimës, djali i xhaxhait si i dyshuar kryesor.
Autori është arrestuar në zonën e Shoshit, por ende nuk dihet shkaku që e çoi drejt vendimit ekstrem për të vrarë djalin e xhaxhait. Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit.