Një 56-vjeçare nga Korfuzi mësohet se është “koka” e grabitjes së ndodhur në një dyqan lojërash në Acharavi të Korfuzit të Veriut.
56-vjeçarja ka përdorur dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç dhe një 18-vjeçar, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët të hënën e kaluar në mbrëmje, me fytyrë të mbuluar, kanë hyrë në dyqan dhe me kërcënimin e dhunës kanë rrëmbyer kasa dhe nga kasaforta shuma 6950 euro.
Pas një hetimi policor, në kuadër të procedurës spontane u identifikuan dhe arrestuan tre autorët, si dhe 56-vjeçarja që mësohet se është autorja e grabitjes.
Në kontrollet e mëpasshme në shtëpitë e autorëve dhe në makinën e 56-vjeçares, u gjet një shumë prej 7230 euro, pesë celularë, dy thika me gjatësi teh 14 dhe 9 cm, doreza najloni dhe rrobat e veshura nga autorët dhe konfiskuar.
Një hetim paraprak për rastin është kryer nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit të Veriut dhe në dosje janë përfshirë edhe dy të huaj, prindër të autorëve të mitur, të cilët u arrestuan për neglizhencë të mbikëqyrjes. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Korfuzit.