Policia e Shkodrës ka arrestuar një 40-vjeçar në Velipojë për veprime të turpshme me të mitur.
Në pranga ka rënë shtetasi, Nosh Gjoni, banues në fshatin Pulaj, Velipojë.
Policia thotë se Noshi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases së mitur A.K, 7 vjeçe.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vepra të turpshme me të mitur”.