Policia ka arrestuar sot një 38 vjeçar nga Kompliku i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikim lëndësh narkotike dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Gëzim Guraj me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. Autoritetet gjyqësore Italiane kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatat kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.