Arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, kapet me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet 24-vjeçari në Kurbin, kapet me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në makinë

09:33 | 31/08/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Sipas uniformave blu është prangosur Ermando Cima, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Benz” , 24-vjeçariut iu gjet nga efektivët një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Read more

Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –

Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë.

Njoftimi i plotë:

Me kallashnikov, pistoletë dhe municion luftarak në automjet, 24-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit.

Finalizohet operacioni policor “Zhejë”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Zhejë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Benz” më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” dhe “Vjedhja”, më shumë së njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: arrestohet 24-vjeçaripolicia e kurbinit

Të Lidhura

Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –

Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –

nga 27
12:23 | 07/04/2026
0

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Në dalje të SPAK, Kryemadhi ka kërcyer...

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

nga 27
12:11 | 07/04/2026
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

nga 27
11:57 | 07/04/2026
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se maxhoranca po tenton që ta kalojë me shpejtësi projektligjin për Portet, që...

Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –

Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –

nga 27
11:31 | 07/04/2026
0

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Para
Ronaldo beson ende: Kualifikohemi në Champions

Juventusi përcjell Ronaldon me një letër emocionuese: Askush si ai në tre sezone

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –

Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –

12:23 | 07/04/2026
Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

12:11 | 07/04/2026
Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

11:57 | 07/04/2026
Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –

Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –

11:31 | 07/04/2026
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve –

Nuk keni marrë asnjë masë… –

11:25 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –
  • Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –
  • Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –
  • Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona –
  • Nuk keni marrë asnjë masë… –
  • Nuk keni marrë asnjë masë… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’ –
  • Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com