Dy shoferë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar nga policia greke, pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe.
Altin Tafa dhe Agim Asllani janë ndaluar nga policia e Janinës, dhe gjatë kontrollit në makinën e tyre u janë gjetur abetare e libra shqip, në përmbajtjen e të cilëve ishte edhe harta e Shqipërisë së Madhe.
Ata janë shoqëruar në Policinë e Janinës, ku po merren në pyetje lidhur me librat që transportonin.
Sipas policisë greke, dy shoferët shqiptarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme akuzohen për shpërndarje e materialeve propagandistike, dhe sipas tyre edhe për veprime që cenojnë marrëdhëniet mes 2 shteteve.