Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa një i tretë do të merret në pyetje pasi u përfshinë në një përleshje me thika. Dyshohet se shkak për këtë sherr është bërë një vajzë. Ata kishin ndërmend të “lanin hesapet” duke përdorur thika. Një anëtar i grupit tjetër që qëlloi disa herë me armë zjarri është dënuar tashmë nga drejtësia italiane.
Mediat italiane shkruajnë se kjo ngjarje kjo e ndodhur më 10 nëntor në Mogliano Veneto, në Via Italo Svevo. Hetuesit kanë ekzekutuar dy masa paraprake kundër një 31-vjeçari shqiptar nën arrest shtëpiak, i mbikëqyrur me byzylyk elektronik dhe një bashkatdhetari 22-vjeçar i vendosur në paraburgim, të dy banorë të zonës së Venecias.
Gjatë sulmit të dhunshëm, thuhet se u përdorën thika dhe një armë zjarri e paligjshme. Ata që u plagosën më rëndë ishin një 34-vjeçar i pastrehë, i cili u godit me thikë dhe më pas u arrestua menjëherë për disa të shtëna me armë zjarri, një banor 35-vjeçar i Mestres u qëllua në gjoks dhe një tjetër burrë 35-vjeçar venecian, gjithashtu me origjinë shqiptare, pësoi disa plagë depërtuese në gjymtyrë dhe në brinjë. Të dyshuarit janë akuzuar, në shkallë të ndryshme, për përleshje të rënduar, tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të armëve ose objekteve të afta të shkaktojnë vepër penale
gijotina.com/










