Policia e Tiranës arrestoi sot 6 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale të kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Astrit Elezaj dhe Gregor Lamaj u arrestuan të akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik të lëndave narkotike. Ndërsa Leonart Pajolli i cili është i dënuar për “Përndjekje”, Robert Vila për vrasje me dashje si dhe Bashkim Methasani dhe Eduart Methasani, të cilët u arrestuan me akuzën e fshehjes së të ardhuarve dhe mospagim të taksave.