Arrestimi i protestuesve në Kukës, Avokati i Popullit: Urdhrat e ndalimit pa arsyetim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i protestuesve në Kukës, Avokati i Popullit: Urdhrat e ndalimit pa arsyetim

18:39 | 19/04/2018
në Shqiperi
0

Avokati i Popullit ka publikuar sot rekomandimin për çështjen e protestës në “Rrugën e Kombit” dhe arrestimin e protestuesve.

Në një rekomandim prej disa faqesh, AP ka evidentuar problematikat dhe shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ligjit.

Analiza e AP nis nga marrja e lejes për protestën deri tek përshkallëzimi i dhunës dhe përgjigjja e policisë. Sipas AP, urdhrat e ndalimit nga Prokuroria për protestuesit kanë qenë pa arsyetim në lidhje me shkaqet. Gjithashtu në rekomandim thuhet se nuk rezulton dokumentim nga Policia për ekzekutim të urdhrave

KONKLUZIONET
1. Urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.
2. Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe/ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit;
3. Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policisë për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe ose personin përgjegjës (veprimet janë kryer me urdhra verbale);

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

4. As të ndaluarve dhe as familjareve të tyre nuk u është komunikuar një kopje e urdhrit të ndalimit, në momentin në të cilin u është privuar liria;
5. Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe/ose organi i akuzës kanë dështuar të evidentojnë në mënyrë të saktë orën në të cilën personave u është privuar liria;
6. Regjistrat e shoqërimit dhe/ose ndalimit në Komisariatet 1, 2, 3, si dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë plotësuar me vonesë dhe jo në mënyrë të saktë, duke u bërë shkak për mostrajtim në kohë e në përputhje me ligjin të të ndaluarve;

7. Procesverbalet e komunikimit të urdhrave të ndalimit, përmbajnë pasaktësi të theksuara në përpilimin e tyre dhe kanë mangësi në lidhje me evidentimin e veprimeve procedurale, të cilat duheshin kryer në përputhje me Kodin e Procedurës Penale; sa më sipër ka çuar në mosgarantimin e të drejtave të ligjore të të ndaluarve;
8. Kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 23 shtetasve të ndaluar është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, jashtë afatit ligjor të parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedurës Penale.
Kjo kërkesë është paraqitur në datën 03.04.2018, ora 09:45, ndërkohë që nga pyetja nga ana jonë e personave të ndaluar rezulton se:

a. ata janë ndaluar në qytetin e Kukësit ndërmjet orëve 02.00 – 05.00 të mëngjesit të datës 01.04.2018.
b. nga këqyrja e regjistrave të Komisariateve të Policisë të Tiranës 1,2,3, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se hyrja e tyre në Komisariate/Drejtori është bërë ndërmjet orëve 08.30 – 9:00 të datës 01.04.2018, çka dëshmon se ora e privimit të lirisë për çdonjërin prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë më parë;

9. Gjithashtu Prokuroria ka cenuar të drejtat e të ndaluarve duke llogaritur si kohë ndalimi orën e ekzekutimit të urdhrave të ndalimit datë 01.04.2018, ndërmjet 10.20-12.00, kohë e cila nuk pasqyron realitetin e veprimeve të kryera në këtë rast. Pra për 23 personat e ndaluar, koha (ora) dhe vendi i ekzekutimit të ndalimit të tyre, janë të pasakta dhe nuk janë pasqyruar siç ka ndodhur në të vërtetë.
10. Prokurori i çështjes nuk ka bërë ndjekjen e zbatimit korrekt të dispozitave procedurale nga ana e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndaj personave të ndaluar, sikurse parashikohet në pikën 1, të nenit 304, të Kodit të Procedurës Penale.

11. Prezenca e madhe e forcave të Policisë së Shtetit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, megjithëse e justifikuar ligjërisht për shkak të numrit të personave të ndaluar që po gjykoheshin, mund të krijojë premisa të intimidimit të trupës gjyqësore për zhvillimin normal të procesit, veçanërisht në rastet kur ka pretendime në lidhje me zbatimin e ligjit nga organet e Policisë. Gjithashtu një prezencë e tillë mund të ketë ndikim në gjendjen e një “presioni të shtuar psikologjik”, tek personat e tjerë të pranishëm në sallën e gjykimit (personat që gjykohen, apo mbrojtësit e tyre).

12. Duke mos qenë objekt i drejtpërdrejtë i punës së Avokatit të Popullit dhënia mendim mbi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës, në lidhje me formën e tij, jemi të mendimit se një vendim gjykate duhet të jetë i arsyetuar në mënyrë bindëse e shteruese duke marrë në shqyrtim e analizuar të gjitha pretendimet e ngritura gjatë gjykimit, për të përjashtuar kështu efektet negative që mund të krijohen në rastin e
kundërt. Vetëm kështu sistemi i drejtësisë do të mund të krijojë besimin e munguar në sytë e publikut.

13. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, janë gjykuar njëherazi 23 persona. Është evidente se ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në rastin konkret bëhen shkas për mosgarantimin me korrektesë të të gjitha të drejtave që parashikohen në një proces të rregullt gjyqësor për personat e ndaluar, nisur nga numri i madh i tyre. Gjithashtu numri i madh i personave ka
kërkuar edhe marrjen e masave jo të zakonshme, për të garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë në sallë e jashtë saj.

14. Evidentimi më i saktë i vendimeve, komunikimeve dhe zbatimi korrekt i tyre, në lidhje me zhvillimin me dyer te mbyllura apo të hapura të seancës së vlerësimit të masës së sigurimit, do të mënjanonte konfrontime midis familjarëve të personave të ndaluar dhe deputetëve të Kuvendit, me forcat e Policisë së Shtetit, që kishin marrë përsipër të garantonin rregullin dhe sigurinë në sallën e gjyqit. Këto vendime e komunikime duhet të bëhen për raste të tilla në mënyrë publike edhe nga administrata e Gjykatës, për të mënjanuar tensionet në vigjilje të seancës.

Etiketa: Avokati i popullitKukes

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rrëzohet avioni në afërsi të aeroportit, raportohet për viktima

Rrëzohet avioni në afërsi të aeroportit, raportohet për viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com