Një 30-vjeçare me iniciale A. P., e cila ishte e dënuar për prostitucion është kapur në doganën e Kapshticës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se e reja po tentote të dilte nga Shqipëria.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë kanë verifikuar dokumentacionin e 30-vjeçares e cila ka rezultar e shpallur në kërkim. E reja nga Fieri u dënua më 15 janar të vitit të kaluar nga Gjykata e Tiranës me tre muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim A. P., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 15.01.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”, njofton policia.