Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u largua mesditën e sotme nga Shqipëria, ndërsa po hetohet për lidhje me trafikun e drogës, më konkretisht me Habilajt, një grupim i përgjuar nga anti-mafia italiane.
Burime pranë Tahirit bënë të ditur për syri.net se ish-ministri i Brendshëm pritet të rikthehet të shtunën në mbrëmje në Tiranë, ndërsa udhëtimi i tij ka qenë për arsye personale.
I njëjti burim bëri me dije se Tahiri ka udhëtuar si qytetar i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë shtrënguese nga prokuroria.
http://www.syri.net/politike/109837/arratisja-nga-shqiperia-ja-kur-do-te-rikthehet-sajmir-tahiri/