Aromë me 8 përbërës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aromë me 8 përbërës

20:30 | 15/01/2019
në Shqiperi
0

Nga Olgert Rakipllari

Nëse gjatë javës që lamë pas shkoje pranë studentëve që bojkotin e mësimit e përqëndruan në ngujim brenda fakultetit dhe jo në protestat përpara Kryeministrisë do të shikoje një tjetër formë brilante të të protestuarit, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale e nisën me bejte e këngë polifonike:
Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,
na tha ngelësa, na tha qen’
herë pengmarrës, herë qorra,
gjë pa thënë nuk na ka lënë.
E na flet për edukatë, i gjati kryeministër
nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.
Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj
Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.
S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti
për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim nji për nji.

Këto do të ishin vargjet e para që do të thyenin rrjetin dhe do të bënin jehonë mediatike, që më pas edhe studentët e tjerë të frymëzuar prej kësaj, do të vazhdonin duke thurur këngë të tjera, radhën e kishin studentët e Fakultetit te Histori- Filologjisë me një këngë popullore ku si pjesë e “klipit” të tyre, shoqërohej me pamje të këmbëve të studentëve të mbuluar nga batanije prej të ftohit, që po I bënin ballë rezistencës.
Studentët e ekonomikut aty pranë me Fakultetin e Histori- Filologjisë do ti këndonin Ramës me një këngë legjendë të kohës së xhaxhit kënduar nga Kozma Dushi, por tashmë e sjell në një formë modern “Ti o shoku ynë pse rri i mërzitur…” pamjet që na servirën studentët me këtë këngë nga auditori I tyre ishin me kurriz dhe me kapuçat e xhupave në kokë, një tjetër formë për ti bërë ballë temperaturave që shënonin nën 0 dhe që maja e Malit të Dajtit ishte mbuluar nga bora.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Studentëve të Mjekësisë ju bë shkak ndërprerja e energjisë elektrike tek salla ku ishin ngujuar që ti këndonin Ramës me një këngë moderne të Flor Mumajesit, fituese e festivalit të fundvitit, me këngën “Plas” ku I kërkonin që tia u rikthente dritat studentëve të ngujuar në të kundërt Gjermania po I prsite dhe refreni I këngës “Skena me u pa mo baaaashkë…..” do të ishte ajo që Rama do të dëgjonte në kor.
Fakulteteve me student të ngujuar do ju bashkohej edhe Universiteti Bujqësor I Tiranës, këta student zgjodhën ti recitojnë poezinë “Anës Lumenjëve” nga Fan S. Noli.
Presioneve, kërcënimeve dhe dhunës fizike si nga forcat policore dhe nga pedagogët e tyre studentët e Inxhinierisë dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës do I bënin ballë me këngët që tashmë studentët e tjera po I këndonin në çdo fakultet, ata dëshmuan se I bëjnë ballë çdo lloj sfide që ju desh të përballeshin prej 43 ditëve të rezistencës me protestë paqësore që ata nisën dhjetorin e kaluar.
Teksa ju bashkuam mbrëmjen e djeshme në formë sensibilizimi së bashku me një grup studentësh të fakulteteve të ndryshme, sapo hyrëm në hollin e godinës u gjendëm përpara një ambienti të mbushur plot e përplot me pankarta, shkrime, piktura dhe thënie pikante që “bërtisnin” për vështirësitë që kishin kaluar gjatë gjithë këtij rrugëtimi të gjatë.
Ajo që na bëri shumë përshtypje ishte jo vetëm fjala “BOJKOTO” e përsëritur aq shumë në shkrimet e tyre në forma të dryshme por fryma dhe ajo që ndihej mes tyre, në atë hapsirë që shumë ditë më parë do të bëhej piknisja e një proteste madhështore jo vetëm në numra por edhe në formën e realizimit të saj.
Kur hymë Brenda na u deshë nisa minuta në heshtje për të soditur me shumë ëndje të gjitha krijimet nga studentët të ngjizura kaq natyrshëm në një ekspozitë rastësore… Xhulia një prej bashkëprotestuesve, qëndrestare prej shumë ditësh në protestë, mu afrua dhe më tha: – Olger’t këtu PO, këtu më vjenë shumë era BOJKOT, më pas Romina na u afrua duke ndarë dhe ajo me ne të njëjtin mendim, e kështu me radhë me të gjithë studentët që ishin aty dhe të tjerët që na mirëpritën ndihej kjo frymë e një qëndrese të pashembullt.
Nuk kisha se si të mos frymëzohesha nga ky moment që më mbushi kaq shumë me frymëzim dhe ky do të ishte momenti kur do të merrte jetë ideja për krijimin e një “parfumi” të cilin do e quanim “BOJKOT”.
Ky parfum çudibërës, në fakt sdo të ishte veç me një aromë të vetme, ajo do të kishte një seri prej 8 aromash të ndryshme. Aromat e krijuara prej 8 kërkesave fillestare të studentëve do të jenë aromat më të parezistueshme që do të ndihmojë studentët të parfumosin fakultetin dhe më pas studentët, që në mungesë të dijes për ekzistencën e këtij parfumi kërkojnë të hynë në mësim.
Të hynë në mësim në një auditor të parfumosur më herët nga Rektorët dhe pedagogët e dhunshëm, parfum i tyre, parfum me efekte aluçinante për të krijuar idenë e 8 kërkesave të plotësuara nga qeveria.
Prandaj, koleg dhe bashkëmoshatari im parfumosu me bojkot, zgjidhe ti 1 prej 8 aromave ose parfumin e nëntë që I përmban të gjitha: 1) Aromë arsimimi 2) Aromë buxheti 3) Aromë Karte Studenti 4) Aromë literaturë e Pasur 5) Aromë Përfaqësie 6)Aromë transparence 7)Aromë vetingu 8) Aromë vlerësimi 9) Aromë me 8 përbërës.

Etiketa: Olgert Rakipllari

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vlora po zien. Armë ka plot. Granata plot, 40 copë iu vodhën ushtrisë para një jave

Vlora po zien. Armë ka plot. Granata plot, 40 copë iu vodhën ushtrisë para një jave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com