Nga Besmir Lushaj
Arkivolin e Valbonës e kanë gati. Më 17 dhjetor nis cikli i marshimit sensibilizues që kulmon me protestën masive dhe jetike të 21 dhjetorit përballë Parlamentit.
Me 21 dhjetor, komedia parlamentare do gjendet përballë trupës më të vendosur qytetare që nga protesta e armëve kimike.
Nuk ka verdikt tjetër; O Valbona vandalizohet, o Valbona mbrohet me kurajo dhe vendosmëri.