Aristidh Kola: 3 mijë arvanitas çamë nga Thesprotia për të çliruar Morenë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aristidh Kola: 3 mijë arvanitas çamë nga Thesprotia për të çliruar Morenë

21:50 | 03/01/2017
në Uncategorized
0

“Shqiptarët që bënë Greqinë”, një artikull në revistën “Besa” dhe disa detaje të rëndësishme të arvanitasve ku spikat edhe “moda” e çuditshme e kokës së rruar përpara, dhe bishti i zgjatur luftarak i flokëve nga pas.

“Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar.”

Është ky një argument i Aristidh Kolës, kundër përpjekjeve greke për të ndarë arvanitasit në myslimanë e të krishterë. Kjo përpjekje kishte si qëllim kategorizimin e tyre sipas intereave greke për të çbërë faktorin arvanitas në historinë e shtetit grek. Është një artikull shumë interest i arvanitasit të shquar, Aristidh Kola, në revistën “Besa” në vitin 1984, një media e Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, e cila ka nisur botimin qysh në vitin 1983. Në numrin e pestë të saj, është botuar një artikulli i studiuesit të famshëm arvanitas, Aristidh Kola. Artikulli me titull “Shqiptarët që bënë Greqinë”, është botuar në këtë revistë në numrin e  tremujorit qershor-korrik-gusht 1984. Në atë kohë Aristidh Kola ishte edhe sekretar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë. Revista, e cila vijojë të dalë për shumë të tjera vite me radhë, trajtonte çështje të historisë, folklorit, letërsisë dhe temave aktuale, ashtu si dhe revista tjetër, e përdymuajshmja “Arvanon”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në këtë artikull, Aristidh Kola, jep detaje të rëndësishme të mbiemrave të arvanitasve dhe historinë e përpjekjeve të Greqisë për t’i tjetërsuar ato. Historia nis me Kollokotronin dhe prejardhjen e këtij mbiemri. Me argumente historike, Aristidh Kola rrëzon çdo përpjekje për të ngatërruar prejardhjen e arvanitasve. Në studimin e tij gjejmë detaje, kur Kollokotroni dhe çamët u bashkuan për të çliruar Morenë. Kemi shkëputur pjesë nga artikulli i Aristidh Kolës për të mësuar disa detaje të rëndësishme të arvanitasve ku spikat edhe “moda” e çuditshme (për ata që nuk e dinë) të kokës së rruar përpara, dhe bishtin e zgjatur luftarak të flokëve nga pas.

Aristill Kola: Shqiptarët që bënë Greqinë/ Revista “Besa” 1984

Interpretimi i mbiemrave të farës së kollokotronëve

Kollokotroni. Sipas pohimeve të vetë heroit, gjyshi i tij Jani Boçka ishte një njeri trupmadh dhe kishte të pasme goxha të gjera. Dikur, e sheh një shqiptar dhe thotë: Ç’është ky bithgur, bre? Që atëherë, thotë Kollokotroni, i mbeti gjyshit tim nofka “Bithgur” dhe u harrua mbiemri i mëparshëm i familjes, Boçka. Në fakt, kuptimi i Kollokotronit si fjalë,është përkthimi i saktë grek i arvanitases “Bithgur”, prapanicë e fortë.

Siç është e kuptueshme, Plakun populli e quan Bithguri. Ndërsa historianët e sotëm fjalamanë i drejtohen me termin e përkthyer “Kollokotroni”; ndaj me të drejtë ngrihet pyetja: Përderisa populli u këndon heronjve të vet (në vargje popullore dhe muzikë) në gjuhën e vet dhe jo në gjuhën e fjalamanëve, ç’u bë me këngët popullore për Bithgurin? Ne dimë këngë për Kollokotronin. Pra njohim këngët e përpunuara nga dora e fjalamanëve, që i quajmë popullore, ndërkohë që këngët origjinale të popullit i mbuloi errësira. Dhe për fat të keq, kv rast nuk është i veçuar.

Boçka. Siç thamë edhe më lart, mbiemri i mëparshëm i Kollokotronëve ishte Boçka (BOTSIKA). Por ç’do të thotë Boçka dhe me cilën gjuhë shpjegohet kjo fjalë? Duke rilexuar me kujdes kujtimet e Kollokotronit, e gjeta përgjigjen. Theodhor Kollokotroni thotë: “Djali i këtij Dhimos (Çergjinit) u mbiquajt Boçka dhe e la emrin e familjes së vet, që ishte Çergjini. E quajtën kështu, sepse vinte i vogël dhe i zeshkët..,”. Kësisoj, Kollokotroni na thotë se edhe Boçka ishte një nofkë, që ka kuptimin “i paktë dhe zeshkan”. Jo vetëm kaq, por ai e dinte kuptimin e kësaj fjale, e dinte cilët e përdornin këtë nofkë dhe ç’gjuhë flasin ata. Por ja që studiuesit e historisë dhe biografët e heroit nuk hedhin dritë mbi këtë çështje. Me pak fjalë, Theodhor Kollokotroni e dinte gjuhën arvanite dhe e fliste më mirë se gjyshi im që nuk ma shpjegoi dot se ç’do të thotë fjala boçkë, derisa u detyrova të kërkoj nëpër fjalorë dhe të konstatoj që: Boçka është në fakt emri i bimës që ne e njohim si qepa e egër; një bimë me bulb, nga e cila nëpër botë ekzistojnë mbi 80 lloje dhe në Greqi nja katër a pesë, ku njihen mirë ajo e bregdetit, që mbin nëpër kodrat e bregut, dhe ajo e Me-sinisë që gjendet kudo nëpër këtë krahinë, e cila është atdheu i parë i Kollokotronëve të vjetër. Pikërisht rrënja e kësaj bime, bulbi me ngjyrë të errët, që ngjan me qepën, besohej se kishte veti forcuese për zemrën, kurse arvanitasit e vjetër e varnin nëpër dyert e shtëpive për të mbajtur larg të ligën. Pikërisht kjo bimë, pra, në gjuhën arvanitase qubet boçkë ose kuçupë apo kutupë, dhe nga kjo bimë mori nofkën-mbiemrin paraardhësi i Theodhor Kollokotronit, djalë i Dhimo Çergjinit. Përderisa ky djalë ishte kaq i vogël në trup dhe i errët në lëkurë, nuk inund ta quanin as qiparis, as rrap, por e krahasuan me një nga bimët më të hasura bulbore të krahinës.

Bashkëluftëtarë të kollokotronëve

Por përtej të afërmve natyralë dhe atyre të krijuar, edhe luftëtarët e Kollokotronëve, “asqerët” e tyre, ishin gjithashtu arvanitas, pa dallim nëse qenë të krishterë apo myslimanë. Qoftë nga Morea, apo jashtë saj. Theodhor Kollokotronin do ta shohim me Ndretë e Moresë gjatë revolucionit të 1821-it. Pak vite më herët, kur ai lufton bashkë me Ali Farmaqin për ta çliruar Morenë, do të rreshtojë për këtë qëllim mbi tre mijë arvanitas çamë ngaThesprotia. Më të shumtët e tyre ishin myslimanë. Më vonë, kur të jetë në ishujt e Jonit, do të ndjekë “teknikën”arvanitase – kleft-si pirat i detit dhe do të hyjë në legjionin “greko-shqip-tar’’ siç e quajnë historianët. Tani, se cilët prej tyre ishin grekët e cilët shqiptarët, nuk do shumë mend për ta kuptuar, përderisa arvanitasve të krishterë u thoshin “grekë” dhe atyre myslimanë / shqiptarë”.

Tradita, zakone, bestytni

Duke lënë mënjanë kuptimet gjuhësore të mbiemrave të Kollokotronëve, përtej këtyre dokumenteve ekzistojnë edhe disa të tjera, njësoj të rëndësishme që i vënë vulën origjinës arvanitase të Kollokotronëve. Janë traditat dhe zakonet ende gjallë të tyre, që dëshmojnë për prejardhjen e padiskutueshme të heroit. Është veshja e tij me të nderuarën fustanellë, guna e hedhur krahëve dhe sidomos, është ajo skicë autentike e portretit të tij, e vizatuar në të gjallë nga koloneli francez Voutier, me atë“modë” të çuditshme – për ata që nuk e dinë – të kokës së rruar përpara, dhe bishtin e zgjatur luftarak të flokëve nga pas; një modë e pagabueshme arvanitase, siç shkruaja në numrin e kaluar të Besës. Po, kështu e rruanin kokën të gjithë Iuftëtarët arvanitas, qofshin muslimanë apo të krishterë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë tendencë të dikurshme që e pëlqeu edhe jo-arvanitasi Kollokotroni për ta imituar. Jo, është një traditë e rrënjosur thellë, qoftë zakon apo bindje e brendshme, që siç kam shpjeguar, ka prejardhje të lashtë. Kur Ali Pasha, duke synuar të uniformizojë forcat e tij dhe t’i “europianizojë” ato, urdhëroi zgjatjen e flokëve dhe braktisjen e kësaj mode të çuditshme, ushtarët ngritën krye dhe Aliu u detyrua ta anullojë urdhërin. Historianët e “nderuar” të shtetit të lirë grek, u përpoqën ta paraqesin Kollokotronin siç ua merrte mendja. Kurrë nuk u përmend në biografitë e mëpasme se ai ishte arvantas, se fliste arvanitishten apo diçka e tillë. Në të kundërt, sajuan ikonën e dëbuesit të pamëshirshëm të arvanitasve, pikërisht me këtë përfaqësues klasik të arvanitasve të Moresë! Nuk lanë makijazh pa i bërë figurës së tij, por ama ai nuk i lejoi t’ja ndryshonin një gjë të fundit: Atë qethje të lashtë luftarake arvanitase, që e mbajti të pandryshuar deri në fund të jetës, duke rrëzuar kështu të gjitha muret prej rëre që ngritën rreth tij demagogët.

Kollokotroni dinte edhe pak shkrim dhe fliste shkel e shko edhe greqishten zyrtare. Kështu, i njëjti na thotë në kujtimet e tij se libri i tij më i dashur ishte historia e Skënderbeut (“lexova për jetën e Skënderbeut. Vepra e tij më vuri në mendime…”). Nuk ka nevojë për shumë koment. Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët “helenë”, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar. Populli nuk bënte dallime të tilla.

Kudo ku ka arvanitas, nga Azia e Vogël, në Ballkan, në Egjipt e Italinë e Jugut, e nderojnë Skënderbeun si heroin e tyre. Ndërsa ne, të bindur nga studiuesit tanë zulmëmëdhenj, vendosëm ta shkulim nga rrënjët dhe nuk lamë demonë bizantinë – shkatërrues të grekëve si Theodhosi – pa i ngritur në qiell.

Interpretimi logjik

Ta mbyllim me një arsyetim të përmbysur: Përderisa është fakt historik që epokën post-bizantine e vulos me praninë e vetë elementi arvanitas – dhe unë personalisht mendoj se që atëherë duhet numëruar historia e re greke; përderisa e dimë se ata që u përballën me turqit pas shkatërrimit të Konstandinopojës janë arvanitasit, nga kryearhondi arvanitas i Manit, Krokondhil Kladha; tek udhëheqës si Petro Bua Sklepa; që mbrojnë deri në fund Morenë të vetëm dhe disa syresh detyrohen të mërgojnë në Italinë e Jugut me shpresën e kthimit, duke kënduar të famshmen këngë nostalgjike “Moj e bukura More”; përderisa dhe Moreja e atëhershme mbiquhej Moreja arvanitase dhe banohej në shumicë nga arvanitas, atëherë shtrohet pyetja: Si dhe kur pushoi së qeni arvanitase Morea? Mos, që kur arvanitët e Arkadisë, fjala vjen, pushuan së foluri gjuhën e tyre dhe i ndërruan mbiemrat arvanitas me prapashtesat zvogëluese –“-opulos” dhe “-pulos”, që të mos duket se Morea është arvanitase? Epo, nëse në epokën e Kollokotronëve (1500-1800) Morea ka qenë arvanitase në mënyrë të padyshimtë, atëherë objekt vërtetimi nuk do të ishte nëse Kollokotroni është arvanitas, por nëse nuk është! Pra, dyshuesit e origjinës arvanitase të tij do të duhej të ofronin prova për të mbështetur pretendimin e tyre, dhe jo e kundërta.

Shumëçka na e kanë mbajtur fshehur, por e vërteta kërcen e del në shesh, prej andej nga nuk u shkon në mendje varrosësve të saj…

Etiketa: Aristidh Kolaarvanitas çamëBithguriboçkëbulbikuçupëkutupëMoreTheodhor KollokotroniThesprotia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Dy lajme shqip, Paris - Tiranë dhe një i tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com