Mbrëmjen e së premtes moderatori Arian Çani i befasoi të gjithë me pamjen e tij, ku ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shohim, kishte lënë mustaqe.
Në nisje të emisionit “Zonë e Lirë”, Çani shpalli një konkurs duke thënë se do i japë 100 euro personit që gjen përgjigjen e saktë.
Koreografi i njohur, Albi Nako, arriti ta gjejë përgjigjen duke thënë “Herpes”, duke bërë që edhe Çani ta pranojë.
“Po, herpes që i del dikujt në hundë apo në buzë. Mua më ka dalë në buzë”, tha ai.