Ardit Dine, talenti që po kërkohet nga kompanitë gjigande të teknologjisë botërore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardit Dine, talenti që po kërkohet nga kompanitë gjigande të teknologjisë botërore

13:51 | 15/08/2017
në Uncategorized
0

Arditi është ndër të rrallët inxhinierë të rinj shqiptarë që e ka gjetur veten në Kinën e largët. Një mjeshtër i teknologjisë, krijues aplikacionesh që në moshë të re, ai po mbyll masterin në një prej Universiteteve më të njohura kineze për teknologjinë e informacionit dhe tashmë është punësuar pranë një kompanie në zgjerim në Bihang. E ka nisur marrëdhënien me aplikacionet duke punuar me Nokia-n. Një aplikacion i Nokia-s, Livescore, mban emrin e tij. Atëherë ishte 17 vjeç dhe bashkëpunimin me kompaninë e ka mbajtur për disa vite, duke zhvilluar lojëra të ndryshme në telefon. E ardhmja e tij ishte shënuar tashmë për t’u marrë me teknologjinë, por Shqipëria po bëhej e ngushtë për synimet dhe sidomos trajtimin e të ashtuquajturve gjeni të informatikës. Kina dukej si mundësia e artë dhe vazhdimi i masterit atje u kthye në objektiv. Ofertat për të kanë qenë nga më të ndryshmet madje edhe nga Apple, por tani kompania ku punon e frymëzon. Tashmë, ndërsa përfundon studimet, është i vetmi i huaj në një kompani të njohur kineze të përdorimit të biçikletave me pagesë. Dëshira e tij është ngjitja drejt Microsoft, por deri atëherë Ardit Dine ia ka dalë të jetë i riu që nëpërmjet teknologjisë të realizojë veten në vendin ku ajo ka më shumë kuptim.

Si është historia e ndërtimit të aplikacioneve për kompaninë Nokia?

Marrëdhënien me Nokia e kam nisur si freelance në moshën 17-vjeçare, ndërkohë që vazhdoja gjimnazin “Ahmet Dakli”. Duke qenë se isha minoren, nuk regjistrohesha dot me emrin tim dhe kështu jam regjistruar me emrin e vëllait.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Për Nokian kam realizuar aplikacionin Livescore. Kur ky aplikacion rezultoi i suksesshëm, më kontaktuan të punoja edhe për disa projekte të tjera, si për shembull lojëra, etj. Livescore është një faqe online dhe duke përdorur shërbimin e tyre unë realizova një aplikacion për telefonat Nokia. Në atë kohë ishin të rralla aplikacionet për telefona.

Pse vendosët të shkoni në Kinë për nivelin e dytë të studimeve?

Aktualisht jam duke vazhduar masterin në Kinë për Computer Science. Kam mbaruar studimet për Inxhinieri Elektronike. Gjatë kohës që kam qëndruar në Tiranë kam marrë pjesë në dy kompeticione për këtë fushë, nga të cilat kam marrë dy çmime, një të parë dhe një të dytë. Sigurisht i pakënaqur nga sistemi dhe si funksionojnë gjërat në Shqipëri, nuk doja të vazhdoja të rrija më këtu. Kështu aplikova online tek një ndër universitetet më të mira kineze Beihang University, ku u pranova dhe tashmë vazhdoj vitin e dytë Master.

Ndërkohë ju jeni duke punuar në një kompani në zhvillim. Si erdhi kjo eksperiencë?

Praktikën e punës jam duke e kryer në një ndër kompanitë më të njohura aktualisht në Kinë dhe në shumë vende të tjera të botës, OFO Bike sharing company.

Kompania është ende e re në treg pasi ka vetëm një vit e gjysmë që operon, por ka njohur një zhvillim të madh duke e rritur numrin e punonjësve deri në 1 mijë aktualisht. Unë jam ndër punonjësit e parë, i vetmi i huaj dhe shqiptar në zyrat qendrore.

Në Kinë gjithçka funksionon online tashmë dhe unë punoj në pjesën e sistemit që bën të mundur zhbllokimin e biçikletës nga serveri online.

Biçikletat janë të thjeshta, por kanë një kyç “të zgjuar”, i cili është i lidhur me internet. Biçikletat kanë një aplikacion dhe nëpërmjet barkodit hapet biçikleta dhe në momentin që mbyll çelsin, aplikacioni të tregon sa lekë duhet të paguash në bazë të kilometrave dhe kohës që e ke përdorur. Biçikletat janë të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit. Kujt i nevojitet, e merr në bazë të aplikacionit, e përdor dhe paguan në fund po online.

Keni realizuar edhe aplikacione të tjera në Shqipëri?

Buletin është projekt i financuar nga një studio programimi i lajmeve dhe bëhet fjalë për një agregator lajmesh. Ka nisur si projekt para dy vitesh, por është lënë pas dore me largimin tim në Kinë. Mënyra se si ai është ndërtuar mund të funksionojë vetë dhe gjatë gjithë kohës merr lajme të reja.

Mbarimi i masterit do të thotë kthim në Shqipëri apo vazhdim në kompaninë që aktualisht jeni?

Aktualisht, kompania në të cilën punoj kërkon shumë që të vazhdoj të punoj me ta. Unë jam në sektorin e Zgjerimit Global. Jam në udhëtim gjatë gjithë kohës për të hapur shërbimet e OFO në vende të ndryshme. Pra, kthimi në Shqipëri është për një afat më të gjatë.

Cila është dëshira më e madhe?

Të punoj për Microsoft. Edhe pse kam takuar Shefin Ekzekutiv të Apple e një prej tyre erdhi vizitoi zyrat tona në Pekin. Dëshirat janë, por aktualisht jam shumë mirë në kompaninë ku punoj, ndihem i vlerësuar dhe është një kompani që rritet me shpejtësi marramendëse, gati çdo ditë. Kur unë i jam bashkuar kompanisë ishin 100 punonjës dhe operonte vetëm në Pekin e Shanghai. Vetëm në një vit jemi bërë një mijë punonjës dhe synohet rritja duke u zhvendosur edhe në vende të tjera përveç Britanisë dhe Rusisë.

Gjithmonë e kam dëshirën për të bërë gjëra që i lehtësojnë shqiptarët, por aktualisht jam në mbrojtjen e diplomës dhe i ngarkuar me punën. Shpresoj që në të ardhmen të ndihmoj me ndonjë aplikacion. /konica.al/

Etiketa: aplikacioneArdit Dineinxhinierteknologji

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Fotografia e fundit e Fan S. Nolit dhe Luigj Gurakuqit

Fotografia e fundit e Fan S. Nolit dhe Luigj Gurakuqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com